Gjermani, për dy muaj priten rezultatet e para nga ekzaminimi i vaksinës kundër koronavirusit - Bota Sot
Gjermani, për dy muaj priten rezultatet e para nga ekzaminimi i vaksinës kundër koronavirusit

Gjermania

Gjermani, për dy muaj priten rezultatet e para nga ekzaminimi i vaksinës kundër koronavirusit

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 12:27
Foto Ilustrim

Rezultatet e para të ekzaminimit të vaksinës kundër koronavirusit të cilën e zhvillon kompania “Kjurvac” (CureVac) priten për dy muaj, transmeton sot faqja gjermane “Fokus onlajn”.

Kompania biofarmaceutike ka publikuar në fillim të kësaj jave se rezultatet e para të rëndësishme mund të jenë të qasshme në shtator ose tetor dhe nëse kushtet janë të volitshme, vaksina do të mund të merr miratimin deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Më parë është njoftuar se CureVas ka marrë pëlqim për ekzaminim klinik të kandidatit të saj për vaksinë kundër koronavirusit. Firma biofarmaceutike punon edhe në të ashtuquajturën mRNK vaksinë e cila nxit qelizat njerëzore, pas vaksinimit të prodhojnë proteinë që do të përjashtonte koronavirusin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat