Shpërthimi i rasteve të reja me coronavirus, një rajon në Gjermani kthen masat e bllokimit

Gjermania

Shpërthimi i rasteve të reja me coronavirus, një rajon në Gjermani kthen masat e bllokimit

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 11:29
Foto Ilustrim

Rrethi gjerman i Gütersloh do t’i nënshtrohet një bllokimi të rikthyer deri në fund të qershorit pas një shpërthimi të rasteve me coronavirus në një fabrikë të përpunimit të mishit, njoftoi kryeministri i shtetit të Rhein-Westfalen.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, masat e rrepta janë në përpjekje për të përmirësuar një shpërthim që buroi në një strukturë të përpunimit të mishit.

“Rregulloret e reja janë të krahasueshme me atë që pamë [në të gjithë vendin] në mars”, tha kryeministri i shtetit Armin Laschet, duke thënë se afro 100,000 banorë të rrethit Gütersloh mund të testohen falas për coronavirus.

Gjithsesi, bëhet fjalë për një bllokim që ndodhi në Gjermani, i cili në terma ndërkombëtarë ishte relativisht i butë.

Njerëzit u nxitën të qëndronin në shtëpi sa më shumë që të ishte e mundur, por ishin të lirë të dilnin jashtë sa të donin.

Ndërkohë, takimet e më shumë se dy personave nga familje të ndryshme në publik ishin të ndaluara, dhe vizitat në shtëpi private nuk ishin të lejuara.

Ndryshe, siç ishte raportuar të hënën, shkalla e transmetimit të COVID-19 në Gjermani është rritur në mënyrë dramatike pas shpërthimeve në impiantet e përpunimit të mishit dhe në mesin e komuniteteve fetare.

Sipas një raporti të fundit nga agjencia e shëndetit publik të Gjermanisë, Instituti Robert Koch (RKI), botuar të dielën, paraqet shkallën e infeksionit katër-ditor, me vlerën R, në 2.88, nga 1.79 të shtunën. Më 18 qershor, ajo ishte 0.86. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat