Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme përmbylli me sukses nëntë mujorin e san të punës  - Bota Sot
Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme përmbylli me sukses nëntë mujorin e san të punës 

Gjermania

Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme përmbylli me sukses nëntë mujorin e san të punës 

Nga:  Maxhun Smajli Më: 28 qershor 2020 Në ora: 12:17
Nëndega e LDK-së

Kurora e lavdisë së LDK-s në mergatë, Nëndega në Bavarinë e Epërme, po vazhdon të rri zgjuar për popull e atdhe, si dhe për anëtarësinë e saj të respektuar. Edhe pse në rrethana të gjendjës së jashtëzakonshme pandemie, si dhe karshi pengesave të shumta të shkaktuara nga dashakqinjë, kundërshtarë të Nëndegës sonë, anëtarë të të njëjtës parti-LDK-s, kjo Nëndegë për asnjë moment nuk u ndal së vepruari, duke përmbyllur me sukses këtë nëntë mujor. Krahas shqetësimit për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe në vetë partinë e LDK-s, Kryesinë e kësaj Nëndege po e shqetëson edhe rritja e numrit të rasteve për ndihmë humanitare.

Në mbledhjën e saj të rregullt, mbajtur mbrëmë, me 27 qershor 2020, në Pilsting të Bavarisë,  u dha një pasqyrë pune nëntë mujore e Nëndegës, si dhe u diskutua për mundësinë e daljes në ndihmë familjëve dhe individëve në nevojë, në atdhe.

Sipas Kryetarit, Mr. Ing. Rexhep Nikqit, gjatë përiudhës, tetor 2019-qershor 2020, kjo Nëndegë ka arritur të grumbulloj e shpërndajë, për raste të ndryshme, 19.140 evro; - me 3600 evro janë ndihmuar të prekurit nga termeti, në Shqipëri, si dhe anëtari i kësaj Kryesie, Zymer Sefaj, ka strehuar pa pagesë, në shtëpinë e tij, në Durrës, shtatë familje, me vlerë prej 17.150 evro, - 9820 evro, ndihmë për shkollën fillore në Dacaj të Rozhajës, -me 1000 evro, është ndihmuar botimi i tri librave të autorit, Ilmi Tahiri, nga Zhitia, - me 1160 evro, për nevoja shëndetësore, është ndihmuar Hylkie Xhema, nga Vushtrria, -me 960 evro është ndihmuar BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, si dhe me 2600 evro është ndihmuar aksioni për projektin e muzeut për Sali Çekajn. 

Poashtu, kjo Nëndegë, si bashkorganizatore, për herë të parë në Evropë, ka organizuar dhe pritur delegacionin nga Sanxhaku, në krye me Dr. Sulejman Ugljanin, si dhe për herë të parë në Bavari, ka organizuar Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Pa lënë anash edhe shenimin festiv të Datës së Flamurit kombëtarë dhe Pavarësisë së Shqipërisë. 

Ndërsa, në pikën e dytë të rendit të ditës; -të ndryshme, në kuadër të prononcimit të Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, për situatën politike në Kosovë, del se reagimet ishin të qelluara dhe të përkrahura nga masa e gjërë e popullit dhe LDK-s.

Gjithashtu, u bë e ditur se është zgjuar interesimi për t'iu bashkangjitur Nëndegës tonë nga anëtarë të tjerë. Ata, po deklarohen se, në këtë nëndegë po gjejnë frymën rugoviane, unitetin mes anëtarëve dhe angazhimin e madhe në interes të popullit, atdheut dhe anëtarësisë, vlera këto që nuk i posedojnë nëndegët tjera, në Gjermani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat