Filloj ndërtimi i objektit të BPSH “Akademik Mark Krasniqi”

Gjermania

Filloj ndërtimi i objektit të BPSH “Akademik Mark Krasniqi”

Nga: Maxhun Smajli Më: 22 korrik 2020 Në ora: 19:04
D-Pilsting, 22 korrik 2020

Me 11 korrik të këtij viti, në Pilsting të Bavarisë së Poshtme të Gjermanisë, u hap temeli i objektit të Bibliotekës Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”. Kjo është biblioteka e parë dhe e vetme në diasporën shqiptare në botë. Në momentin e hapjes së themelit të këtij objekti, morën pjesë përfaqësues të shumtë të institucioneve dhe shoqatave kulturore shqiptare, mësimdhënës, e dashamirë të librit dhe artit të shkruar.

Në mesin e të pranishmëve, ishin edhe; Afrim Nura, Konsull i Përgjithshëm i konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Munih, Deli, Balidemaj, deputet në Parlamentin e Bavarisë së Epërme, Avdi kolukaj, sekretar i Lidhjës së Arsimtarëve Shqiptarë për Bavari, Osman ferizi, kryetar i LDK-s, për Gjermani, Isak Neziri, afarist, njëherësh fitues i çmimit “Pfenix”, si më i punëdhënësi më i sukseshëm jo gjerman, në munih, Mr. Ing, Rexhep Nikqi, Dr. Ibrahim Latifi, Dr.Hamit Manxholli, Dr. Ylber gashi, Idriz Zeqiri dhe Naser Krasniqi, ish- të burgosur politik, njëherësh veprimtarë të dalluar, Nife Arifaj, mësimdhënëse, Bahri Shyti, poet, e të tjerë të shumtë.

Në këtë bibliotek, momentalishtë po sherbehën lexuesit shqiptarë, pasiqë edhe hapsira është e vogël, vetëm 15 metra katror. Me ndertimin e kësaj biblioteke, me një hapsirë prej 106 metra katror, do jetë edhe në shërbim të lexuesve gjerman. Objekti i kësaj biblioteke do inaugurohet në tetor të 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat