Vdekja e vëllezërve Lajçi është përjetuar rëndë edhe në mërgatë

Gjermania

Vdekja e vëllezërve Lajçi është përjetuar rëndë edhe në mërgatë

Nga: Maxhun Smajli Më: 22 korrik 2020 Në ora: 22:03
Pamje nga takimi

Kosova ka marrë pamje të frikshme, sidomos pas shfaqjes së virusit “Corona”, ku “falë” pushtetit dhe mjeksisë së dobët në Kosovë, kjo sëmundje po zhvillohet e rritet me “sukses”. Mortja, kjo vello trishtuese, e ka mbuluar Kosovën. As “bijat pa kulaqë” të Mirko Gashit nuk po lejohen të shkojnë në gjini.

Petku mortor mbuloj edhe familjën Lajqi nga Nabergjani i Pejës. Dy emra të njohur të arsimit dhe krijimtarisë shqiptare, dy djemtë e Mustaf Lajqit nga Drelaj e Rugovës; Murseli (70), veteran i arsimit dhe Aliu (68), jurist, poet e shkrimtarë, vdiqen brenda dyzet e tetë orësh. Murseli kishte muaj që vuante nga një sëmundje (jo nga “corona”), por Aliun e vrau mjeksia kosovare në spitalin e Prishtinës bashkë me shtatë pacient të tjerë.

Këto të këqija trishtuese po përjetohen shumë rëndë edhe nga mergata shqiptare. Vdekjën e vëllezërve, e përjetoi rëndë edhe, Bujar Lajqi, arkatar i Degës së LDK-s, për Gjermani, njëherësh kontribues dhe humanist i dalluar në mergatën shqiptare. Përfaqësues të Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, të SHKSH “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen dhe të BPSH “Akademik Mark krasniqi”, në Bavarinë e Poshtme, të dielën që lam pas (19 korrik), ishin për ngushllim tek Bujar Lajqi. Për ngushllim kishin ardhur edhe paria e Degës së LDK-s, për Gjermani, Osman Ferizi, kryetar, Tahir Buçolli, nënkryetar dhe Idriz Zeqiri, zëdhënës. Në mesin e ngushlluesve ishte edhe vëllau i Heroit të kombit, Sali Çekaj, Smajli.

Përkundër plagëve të rënda shpirtërore që i ishin shkaktuar nga vdekjet e vëllezërve, tek Bujari, shihej qartë qëndresa malësore e Rugovës. Edhe pse në këtë familje kishte mort, bujaria dhe mikpritja nuk munguan tek ky malësor dhe bashkëshortja e tij, Shkodra; nder e respekt për të gjithë ngushlluesit.

Me dhimbje shpirti, të gjithë njëzërish u lutëm: “O, i gjithëpushtetshmi, Zot, merri në gjirin tën, Murselin e Aliun!”

Lavdi në dy botrat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat