Illyrian Eagles, shembulli më i mirë i ruajtjes së vlerave shqiptare

Gjermania

Illyrian Eagles, shembulli më i mirë i ruajtjes së vlerave shqiptare

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 22:30
Illyrian Eagles

Tash e për disa vite, shoqata Shqiptaro-Gjermane, për Kulturë, Rini dhe Sport, „ILLYRIAN EAGLES", me qendër në Karlsruhe të Gjermanisë, është shndërruar në vatër të vlerave kulturore shqiptare.

Me dhjetra organizime vetëm vitin e fundit, aty ku çdo gjë rrehë shqip, kur gjaku të vlon nga brenda e malli i shumë mergimtarëve e gjenë qetësinë që aq shumë e dëshirojnë, shoqata "ILLYRIAN EAGLES" është vendi i akumulimit të ndjenjave dhe momenteve të pafundme me histori të veçanta që tregohen nga të pranishmit që bashkohen rreth kësaj shoqate.

Sakrifica dhe ndihma që vje nga mërgata është një rrugë që nuk numrohet me kilometra. Ndonëse me zemër e me mendje në Kosovë, mërgata jonë e ka pasur të nevojshme një shoqatë, ku gjithë stresi i të jetuarit largë vendit tënd, ta gjejë rehatinë pranë njerzve të gjakut e vlerave kombëtare.

„ILLYRIAN EAGLES" me kryetar, Sabi Kaçanollin, për krejt këto vite ka ditur të jetë foleja e bashkimit të njerëzve te ndershëm e punëtorë, atdhetar e humanist. Jo rrallë herë organizimet kanë ditur të jenë edhe befasi e këndshme.

Para disa ditëve, me rastin e festës së Kurban Bajramit, shoqata organizoi një takim ku shumë të pranishëm u argëtuan me muzikë tradicionale dhe me embëlsira që e shoqërojnë festën e Bajramit.

Kjo festë, gjeti shumë familje të ndara, disa për shkak të epidemisë, e disa tjerë i ndau edhe shkuarja në Kosovë. Por mungesën e zëvendësoi, organizimi i "ILLYRIAN EAGLES, që vendosi të qëndroj afër shqiptarëvë edhe ksaj here.

Me këte rast, kryetari Sabi Kaçanolli, u shpreh i entuziasmuar dhe i falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre, duke premtuar se këso organizimesh do të jenë edhe pjesë e së ardhmes.

Image
Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat