Industria gjermane rritet poshtë prishtshmërive

Gjermania

Industria gjermane rritet poshtë prishtshmërive

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 09:55
Foto Ilustrim

Prodhimi industrial në Gjermani u rrit shumë më pak se çfarë pritej në muajin korrik, ku tregon se ekonomia më e madhe e Evropës do përballet me një rimëkëmbje të ngadaltë në nivelet përpara pandemisë COVID-19.

Kjo u rrit më 1.2 për qind gjatë këtij muaji, që është rritja e tretë radhazi pas rënies rekord në muajin mars dhe prill.

Megjithatë, treguesi ishte poshtë pritshmërive për një rritje më 4.7 për qind.

Të dhënat treguan se sektori i ndërtimit, që pati rritje gjatë karantinës, u tkurr më 4.3 për qind në muajin korrik, duke ulur shifrën përfundimtare. Sektori i makinave, që përpara krizës po haste vështirësi me kërkesën e dobët dhe transformimi i kushtueshëm tek teknologjia elektrike, pati një rritje të aktivitetit më 7 për qind me bazë mujore, pavarësisht se nivelet e prodhimit qëndrojnë 15 për qind. Edhe nëse përjashtohet sektori i luhatur i energjisë, prodhimi u rrit më 2.8 për qind.

Ekonomia gjermane e ka përballuar pandeminë shumë më mirë se fqinjët e mëdhenj evropianë, kryesisht pasi vendi mbajti fabrikat e hapura gjatë karantinës.

Rimëkëmbja e fortë e aktivitetit në muajin maj dhe qershor rriti pritshmëritë për një rifuqizim të shpejtë, por ekonomistët presin tashmë një rikthim të ngadaltë në nivelet e para krizës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat