“Besnik Kelmendi, kandidat i CDU-së për Essen, i bën nder Kosovës dhe kombit”

Gjermania

“Besnik Kelmendi, kandidat i CDU-së për Essen, i bën nder Kosovës dhe kombit”

Nga: N. H Më: 9 shtator 2020 Në ora: 20:59
Besnik Kelmendi, Ramiz Lladrovci dhe kryetari i degës së LDK-së në Drenas, Bedri Nika.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë-themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ish-deputet, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ftuar diasporën në Essen e rrethinë, ta kenë vëmendjen për Besnik Kelmendin për zgjedhjet e 13 shtatorit, që ta votojnë̈ atë.

Sipas Lladrovcit, Kelmendi kandidat i CDU-së për Essen, i bën nder Kosovës dhe kombit.

Tutje kryetari i Drenasit shkruan se vota e diasporës për kandidatët shqiptarë, pa dallim partie, duhet të jetë motiv për fuqizimin e secilit kandidat, aq më parë, kur e njohim jetën dhe veprën e tij.

Ja shkrimi i tij:

Besnik Kelmendi, kandidat i CDU-së për Essen, i bën nder Kosovës dhe kombit!

Ftoj pjesëtarët e diasporës tonë në Essen e rrethinë, ta kenë vëmendjen për këtë personalitet për zgjedhjet e 13 shtatorit, ta votojnë, sepse, e meriton.

Pse duhet të votohet Besniku, pse duhet të përkrahet?

Ta votosh Besnik Kelmendin, ke votuar një patriot që do familjen dhe vendin e vet, e do kombin dhe traditat më të mira që një i ri i merr me prindërit e vet nga atdheu.

Ai e do orientimin e Kancelares Merkel, e do mbrojtjen e interesave të qytetarëve, andaj, ftoj pjesëtarët e diasporës, të gjithë qytetarët me të drejtë vote në zonën e Essenit, ta votojnë Besnik Kelmendin, këtë emër që na bën krenar të gjithëve që e njohim.

Vota e diasporës për kandidatët shqiptarë, pa dallim partie, duhet të jetë motiv për fuqizimin e secilit kandidat, aq më parë, kur e njohim jetën dhe veprën e tij

Njohja ime me Besnik Kelmendin, nuk ishte e rastit, ndërsa tash e ushqej këtë miqësi me nderim të sinqertë.

Pres që Besnik Kelmendi të marrë votën e shqiptarëve, pa dallim të bindjeve, sepse vota për të është nderim për të gjithë neve, gjithsesi, këtë e dinë të gjithë ata që e njohin.

Suksese Besnik Kelmendi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat