Kryesia e nëndegës së LDK-së, në Bavarinë e Epërme, mbajti mbledhjën e saj të radhës

Gjermania

Kryesia e nëndegës së LDK-së, në Bavarinë e Epërme, mbajti mbledhjën e saj të radhës

Nga: Maxhun Smajli Më: 15 shtator 2020 Në ora: 18:13
Kryesia e nëndegës së LDK-së

Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, me 11 shtator, mbajti mbledhjen e saj të rregullt. Pasiqë, kjo datë përkonte me 19-të vjetorin e sulmit terrorist në Nju Jork, si dhe me vdekjën e gazetarit, Sylejman Gashit (me 11 shtator 2020 ), në nderim të viktimave dhe gazetarit, Sylejman Gashit, mbledhja filloj me Një Minut Heshtje.

Më pas, Mr. Ing. Rexhep Nikçi, kryetar, në pika të shkurtëra foli për sulmin terrorist të 11 shtatorit, në Nju Jork, i cili mes tjerash, tha: “ Sot, Amerika është në zi, e bashkë me të  e gjithë bota e qytetruar. 11 shtatori i vitit 2001 do të mbetët gjatë në kujtesën e miliarda njerëzve, të cilët mundën të shohin skena të gjalla të tragjedisë së shkaktuar nga terroristët, në Qendrën më të rëndësishme ekonomike të botës”.

Ndërsa, për vdekjën e hershme të gazetarit të njohur, Sylejman Gashit, foli, Maxhun Smajli, gazetar. Ai, mes tjerash, tha: ”Sot, pushoi së rrahuri zemra e gazetarit të njohur, Sylejman Gashit. Si pasoj e një sëmundje, trupi i tij u dergj në shtratin e vdekjës që nga 2016-ta. Për katër vite populli shqiptar nuk ndëgjoi zërin e tij, që aç shumë e adhuronin”.

Në këtë mbledhje ishin paraparë tri pika të Rendit të ditës; -Përgaditja për shenimin e 30-të vjetorit të themelimit të LDK-s, - Përgaditja për shënimin e Një vjetorit të themelimit të Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme dhe - të ndryshme.

Pas diskutimeve të shumta, unanimisht u vendos që të dy ngjarjet; 30-të vjetori i LDK-s dhe 1 vjetori i Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, të mbahen të njëjtën ditë, kohë dhe vend, me 04 tetor 2020. Poashtu, u vendos që të bëhet edhe rekonstruimi i Kryesisë.

Në Pikën e fundit të rëndit të ditës, anëtarët e Kryesisë, të pranishëm në këtë mbledhje, diskutuan tema të ndryshme, kryesishtë që përkojnë me LDK-n; në Kosovë dhe në Gjermani. U diskutua largimi i Vjosa Osmanit dhe pasojat që do të ketë LDK-ja, pas largimit të saj. U diskutua edhe për prishjën e Nëndegës së LDK-s, në Rheinland –Pfalz, si dhe për largimin e anëtarëve të LDK-s, nga disa Nëndegë tjera.

Pasiqë, Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, është deklaruar me kohë kundër damtuesve të LDK-s, drejtues të kësaj partie, të larguarit po i drejtohen Nëndegës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat