Telegram ngushllimi për tri figurat emblematike të Kosovës; Sylejman Gashin, Adem Mikullovcin dhe Isa Llapçevën

Gjermania

Telegram ngushllimi për tri figurat emblematike të Kosovës; Sylejman Gashin, Adem Mikullovcin dhe Isa Llapçevën

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:36
Ilustrim

Edhe ky shtatorë lëndoi shpirtërat e shqiptarëve. Vetëm gjysma e parë e shtatorit 2020 na i rrëmbeu tri figura emblematike të kulturës;  artit, muzikës dhe gazetarisë; Sylejman Gashin, Adem Mikullovcin dhe Isa Llapçevën. Pa këto tri figura, Kosova do peshoj më lehtë e populli shqiptarë do ndihën më të varfër. Mungesën e tyre po e ndjejnë edhe Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme dhe BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, në Bavarinë e Poshtme.  

Andaj, në emër të Kryesisë dhe anëtarësisë së gjërë të Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme dhe në emër të BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, në Bavarinë e Poshtme, u shprehim ngushllime familjarëve, kolegve të tyre dhe gjithë popullit shqiptar!

Lavdi u qoftë në dy botërat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat