Nëndega e LDK-së në Bavarinë e Epërme, i reagon Isa Mustafës

Gjermania

Nëndega e LDK-së në Bavarinë e Epërme, i reagon Isa Mustafës

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:03
Nëndega e LDK-së

Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, si pararoje e LDK-s në mergatë, me kohë i ka vërejtur tradhëtitë e Isa Mustafës, ndaj veprimeve të të cilit, kjo Nëndegë, ka reaguar disa herë. Me deklarimin e tij, për heqjen e vijave të kuqe PDK-s, iu hoq perdja edhe lavirizmit të kryetarit të LDK-s, Isa Mustafës.

Për interesa të ulëta përsonale, ky komunist, po e vë LDK-n në sherbim të kriminelve dhe atyre që po i shesin lekurën armiqve shekullor. Përmes politikës së tij të ndytë, po luan me ndjenjat e anëtarëve të devotshëm të LDK-s, besnik të Dr. Ibrahim Rugovës. Ky politikan i përdredhur ka kohë që këtë Parti, dikur krenari kombëtare, e ka shpie në rrugën e tradhëtisë kombëtare.

Andaj, Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, reagon ashpër ndaj këtij veprimi jo moral, e aspak kombëtarë. Në të njëjtën kohë, u bën thirrje gjithë atyre atdhetarëve, anëtarë të LDK-s, që ta denojnë këtë veprim të ulët të Isa Mustafës dhe të distancohen nga klani i tij famëkeq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat