30 vjet Gjermani e Bashkuar

Gjermania

30 vjet Gjermani e Bashkuar

Nga: Avni Alija Më: 3 tetor 2020 Në ora: 21:22
Avni Alija

1. Domethëniet mbi bashkimin të dy Gjermanive ndryejnë në vete relacione planetare.

Ekziston madje gjithandej në botë një lloj vetëdijsimi kolektiv në mendësinë politike, se mirëqenia e kontinetit evropian, tanipërtani, është e ndërlidhun drejtëpërsëdrejti me stabilitetin dhe mbarëvajtjen e Republikës Federale të Gjermanisë. Evropianët e përmendin këtë fakt; Gjermanët e ndjejnë këtë fakt. Një symbioze mbushë me optimizëm në një botë plot tundje në të gjitha rrafshet e jetës. Gjermania e Bahkuar, megjithëatë, është në bërje e sipër. Mbi arritjen e një uniteti të plotë dhe detyrimet në të ardhmen,në këtë jubelium, vuri theksin vetë kancelarja Angela Merkel.

2. Veçantia formale dhe përmbajtësore e një short story është teksti i shkurtër në prozë: Pra, in media res e EINLAND-it gjerman ndërlidhet me thjeshtësinë e kompleksit dhe kompleksitetit brendagjerman mbi procesin e njëjtësimit tridhjetë vjeçar: edhe sot e kësaj dite në Einlandin Gjerman mbizotërojnë dy perspektiva, dy rryma, dy botëkuptime mbi narracionin e bashkimit: Ostblick dhe Westblick. Fakti i ekzistencës së këtyre dy kategorive në të rezonuarit brendagjerman në „Ost“ dhe „West“, dëshmon deficitet identitare mbi ngjarjen madhore të rënies së Murit të Berlinit dhe Bashkimit Gjerman.

3. Gjermania sot është EINLAND-i i 83 milion banorëve; 21 milion prej tyre kanë origjinë migrantësh. Gjermania sot është EINLAND-i i 8.650 bibliotekave publike dhe 750 bibliotekave shkencore. Gjermania sot është EINLAND-i i 45.000 tempujve të krishterë, 2.700 xhamive dhe 130 synagogave. Është vendi i 426 institucioneve të l të arsimimit të lartë. Vendi i njëqind e tridhjetë mijë krijuesve të artit pamor. Në Gjermani ka 6.800 muze me një numër prej 114 milionësh vizitorësh brenda një viti. Në Einlandin gjerman ka katërqind mijë milionerë; në Einlandin gjerman botohen shtatëdhjetë mijë tituj të ri librash nga tre mijë shtëpi botuese.

4. Gjermania është një univers më vete. Shenjë dalluese, shenjë e papërsëritshme dalluese e këtij universi është Gjuha Gjermane: Gjuha e shkruar gjermane është e vjetër mbi 1200 vjet. Fjalori i vëllëzërve Grimm përmbante 450.000 fjalë. Fjalorin e plotë ortografik të gjuhës gjermane e botoi Konrad Duden, më 7. Korrik 1880. Në vitin 2013 Fjalori Digital i Gjuhës Gjermane përfshinte mbi pesë milion fjalë. Në epokën e krijimtarisë së vet, Johann Wolfgang von Goethe zotëronte dhe krijonte me një fond prej njëqind mijë fjalësh.

5.Prova për një portretim short story mbi Gjermaninë e Bashkuar në jubileun e Tridhjetë nuk është tjetër përveçse një akt i shprehjes së respektit të thellë mbi një ngjarje kaq madhore. Një ngjarje që ka përshkuar gjithë kontinetin evropian. Nga perspektiva brendagjermane, e gjitha është një narracion i papërfunduar. Një histori në bërje. Urime 30 vjetori i bashkimit.Urime Einland-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat