Ngjarje e rëndë në Gjermani, burri nga Kosova vret gruan e tij në këtë mënyrë

Gjermania

Ngjarje e rëndë në Gjermani, burri nga Kosova vret gruan e tij në këtë mënyrë

Nga: A.M. Më: 10 tetor 2020 Në ora: 11:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 55 vjeçar nga Kosova e ka vrarë gruan e tij. Sipas informatave fillestare burri e ka therur gruan e tij me thikë në pjesën e epërme të trupit.

55 vjeçar kishte shkuar në stacionin policor të qytetit Regensburg, tri orë pas ngjarjes. Ku ka rrëfyer krimin e bërë dhe është arrestuar nga zyrtarët policor, shkruan “Bota sot”.

Ndërkaq, policët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur trupin e viktimës.

"Menjëherë më pas, kolegët shkuan në banesën e burrit. Atje ata gjetën një kufomë të një gruaje," tha komisioneri i policisë Franziska Meindl nga ekipi i shtypit i departamentit të policisë së Pfalzit të Epërm, shkruan TAG24.

Siç dihet tani, personi i vrarë me dhunë, siç u tha nga burri, ishte gruaja e tij, shkruan “Bota sot”.

Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar dhe ende nuk dihet motivi që e ka quar autorin në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Ndërkaq, nuk është bërë e ditur se mosha as identiteti i bashkëshortes së vrarë nga 55 vjeçari, shkruan “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat