Ngjarja tragjike në Gjermani/Ja si shpëtoi vëllai 14 vjeçar i dy deçanasve nga treni

Gjermania

Ngjarja tragjike në Gjermani/Ja si shpëtoi vëllai 14 vjeçar i dy deçanasve nga treni

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 19:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, kanë vdekur mëngjesin e djeshëm në Gjermani pasi ishin goditur nga treni. 

Të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. 

Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Mehmet Arifaj, familjar i afërm i viktimave ka treguar se në momentin tragjik, bashkë me ta kishte qenë edhe djali i dytë i cili i ka shpëtuar aksidentit tragjik.

“Nëna e tyre ka qenë me ata dhe e ka dëgjuar tragjedinë. Si kam dëgjuar unë, ajo ka rënë në shok. Djali i dytë ka qenë me ata. Ka dashur zoti, ka pasur ymër është ndal dhe nuk ka vrapuar. Ky është 14-vjeçar, i madhi 17-vjeçar ndërsa i vogli 13-vjeçar. Treni i cili kanë pasur ata për të shkuar në shkollë e kanë parë aty të ndalur. Ata kanë menduar se treni po ikë. Nuk kanë pritur fare duke i tejkaluar laurat tek hekurudha. Nuk e kanë menduar trenin tjetër që po vinte. Nuk e kanë parë duke ardhur dhe kanë vrapuar ku janë goditur më pas nga ky tren”, ka thënë Arifaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat