Ambasada e Kosovës në Berlin ngushëllon familjarët e viktimave që humbën jetën dje në aksident

Gjermania

Ambasada e Kosovës në Berlin ngushëllon familjarët e viktimave që humbën jetën dje në aksident

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 08:04
Aksidenti

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetë në aksidentin që ndodhi dje në Gjermani.

Brenda një jave, në Gjermani si pasojë e aksidenteve tragjike kanë humbur jetën pesë persona, bëhet fjalë për dy vëllezërit nga Deçani që u goditën për vdekje si nga një tren derisa po shkonin në shkollë si dhe për tre të tjerë që po udhëtonin nga Gjermania në Zvicër.

Ambasada në Gjermani ka treguar se është në kontakt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të dy aksidenteve.

“Në Gjermani kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të rënda pesë bashkatdhetarë. Ambasada e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe njofton që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë është në kontakt të afërt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të aksidenteve në Bruckerg të Bavarisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe Meersburg të Baden-Ëürttemberg ku sot kanë humbur jetën edhe tre shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për Zvicër”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat