Një vit prita por nuk më erdhët!

Gjermania

Një vit prita por nuk më erdhët!

Nga: Maxhun Smajli Më: 24 tetor 2020 Në ora: 18:12
Bavari

Sa shumë iu gëzuam 24 tetorit 2020. Në BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, në Pilsting të Bavarisë së Poshtme, do takoheshin, me poetin, nxënëshit e shkollës me Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe “Migjeni”, nga Freisingu.

Një vit prita por, nuk më erdhët! Mortja, ajo që gjithmonë merr e asnjëherë nuk jep, me 13 tetor, nxiu vitin 2020. Errësoj diellin që jepte dritë e jetë. Treni mizor zgaçur ligësi, nxiu jetën e prindërve; Nifës e Arifit dhe vëllaut, Arigonit. Si termet fundosi ëndërrat e sapo nisura të Hasanit dhe Blerianit.

Si i pafuqishëm përballë të ndodhurës trishtuese, sot, me 24 tetor, erdha tek vendi prej nga si, zogjë flutarak, Hasani dhe Bleriani, na ikën në cak të lartësisë. I drejtoj sytë nga qielli dhe me deshpërim ndrydhur dhimbjesh i drejtohem të Madhit Zot: “O Zot, pse ua shove dritat që u jepnin jetë prindërve të tyre!? Ti, o i gjithëpushtetshmi, bujarishtë ua dhurove Nifës dhe Arifit, mirësitë, bardhësitë pranverore; Hasanin dhe Blerianin”.

Si Orfeu mitik, hyra në syrin e ciklonit të dhimbjëve tejskaj të shpirtërave të Nifës, Arifit dhe Arigonit. Hyra brenda një gjendje të parezistueshme mjerimi. Nganjëherë pushtohemi nga heshtja, që vetëm dënesjet prishin qetësinë. Ato mendime të heshtura kthehën prap këtu, nga ku u nisën dhe nuk shkojnë më larg se tek varrezat e Ratishit të Deçanit, ku me 16 tetor, Hasani dhe Bleriani, shtrinë shtatet e tyre të njoma.

I lehtë u qoftë dheu i Kosovës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat