Shqiptari nga Kosova u bë gjëmën policëve gjermanë, por e pëson keq

Gjermania

Shqiptari nga Kosova u bë gjëmën policëve gjermanë, por e pëson keq

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Një shqiptar nga Kosova është kapur në Hohe Montbaur të Gjermanisë dje duke vozitur me shpejtësi të lartë me veturën BMW.

Me t’u ndalur nga autoritetet ai ka paraqitur një patent shofer false austriake dhe një letërnjoftim fals, raporton “WW-Kurier”.

“34-vjeçari kishte tentuar të mashtronte autoritetet. Por u identifikua më pas dhe kishte të bënte me një shqiptar nga Kosova që nuk kishte leje të vozitjes. Atë e presin disa akuza dhe po ashtu do të kontrollohet nga autoritetet përkatëse të emigracionit”, njofton gazeta.

Ai është identifikuar më pas. Ka të bëjë me një shqiptar që nuk kishte leje të voziste. Atë e presin akuza të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat