Sot, me 30 tetor, 2020, mbushen 4 vjet nga shpallja e Republikës së Çamërisë në egzil. Kjo festë po kremtohet në gjitha trojet shqiptare.
Pra, gëzuar Dita e Republikës së Çamërisë: Çamërisë, Shqipërisë, Kosovës dardane, Krahinës së Mollës së kuqe- Preshevë, Bujanoc e Medvegjë si dhe Ulqinit, Tivarit e Kotorrit! Gëzuar të gjithë shqiptarëve dita e të dashurës sonë, Çamërisë! Lindja e shtetit të Çamërisë është lindje që s´di të vdesë.
Në këtë katër vjetor të Republikës së Çamërisë kemi arsye të kremtojmë dhe të ngrejmë gotë, për Shqipërinë deri në Janinë e deri në Prevezë. E ardhmja do të jetë në të drejtën tonë. Shqiptarë, ne nuk harrojmë që Çamëria është Shqipëri, është Atdhe, flamur i flamurit të gjakut tonë.
Për Lëvizjen Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë.