Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme, po pastrohet e forcohet

Gjermania

Nëndega e LDK-së, në Bavarinë e Epërme, po pastrohet e forcohet

Nga: Maxhun Smajli Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 14:40
Nëndega e LDK-së

Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, mbajti mbledhjën e saj të rregullt, e para për përiudhën kohore, tetor 2020- tetor 2021. Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të kryesisë, morën pjesë edhe Nexhat Nezir Nebihi dhe Haxhi Hysen Bicaj. I pranishëm ishte edhe kryetari i degës së LDK-s, për Gjermani, Osman Ferizi.

Në këtë mbledhje, të cilën e drejtoi, Mr.Ing. Rexhep Nikçi, kryetar, u diskutuan tema të ndryshme; u dha raporti i punës një vjeqare i Nëndegës, plani dhe projekti për periudhën, tetor 2020-tetor 2021 dhe për situatën politike në Kosovë, pas arrestimeve nga Gjykata speciale.

Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, sa shkon e po pastrohet e forcohet. Në vend të zv.sekretarit, Daut Beqiri, i cili ka vdekur në prill të këtij viti, u emrua Nexhat Nezir Nebihi, ndërsa, Haxhi Hysen Bicaj, u emrua në grupin e organizimeve për aktivitete kulturore të Nëndegës.

Pavarësishtë, rrethanave pandemike, me 28 nëntor do të shënohet Dita e Flamurit kombëtar, derisa me 12 dhjetor do mbahet Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së atdhetarit, vetprimtarit të njohur të çështjes kombëtare, Hysen Bicajt. Po në këtë mbledhje u vendos që mjetet e grumbulluara, kohë më parë, prej 1600 evrosh, të ndahën për tetë familje në nevojë, në atdhe.

Me pelqimin e kryetarit të Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, Mr.Ing.Rexhep Nikçi, shkruan, Maxhun Smajli, zëdhënës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat