Doganieri gjerman nuk e beson, shqiptari detyrohet të vërtetojë se është “gay” dhe nxjerr…

Gjermania

Doganieri gjerman nuk e beson, shqiptari detyrohet të vërtetojë se është “gay” dhe nxjerr…

Më: 16 janar 2021 Në ora: 09:51
Ilustrim

Një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është detyruar të bëj çmos për të bindur doganierin gjerman për ta lënë të lirë të kalojë, teksa pretendoi se ishte “gay” dhe po shkonte te partneri i tij.

Por iu desh të provonte një gjë të tillë, derisa bindi policinë në doganë.

Ai kishte vendosur të udhëtonte nga Zvicra drejt Gjermanisë pasi dëshironte të vizitonte partnerin e tij. Kjo kërkesë nuk është pranuar nga polici, i cili i ka kërkuar fakte intime me shokun e tij.

Djali i cili ishte edhe i martuar ligjërisht me partnerin e tij nuk ka mundur të kalojë kufirin pavarësisht dokumentit. Kjo pasi polici i ka kërkuar fotografi intime, madje deri edhe video.

“Ai më bërtiti duke u shprehur se mund të kthehesha mbrapsht nëse nuk kisha dëshirë. Isha krejtësisht i hutuar dhe nën presion. Nuk kam asnjë foto me të në rrjetet sociale. Prindërit e mi janë myslimanë të devotshëm, ata kurrë nuk do ta kuptonin marrëdhënien time,” tha ai për ’20 minuten’.

Për të kaluar kufirin për në Gjermani u gjet zgjidhja, kur shqiptari më në fund gjeti fotot mes tij dhe partnerit, ku vihej re fytyra e tij dhe organi gjenital i partnerit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat