Kryetari i bashkisë së qytetit Pfaffenhofen, Martin Wolf, nderon me “mirënjohje”, komunitetin shqiptar

Gjermania

Kryetari i bashkisë së qytetit Pfaffenhofen, Martin Wolf, nderon me “mirënjohje”, komunitetin shqiptar

Nga: Maxhun Smajli Më: 25 korrik 2021 Në ora: 13:54
Osman Ferizi Heroi i kombit, Sali Çekaj

Qyteti Pfaffenhofen gjindet mes Munihut dhe Ingolstadit, në njërën anë dhe mes Augsburgut dhe Regensburgut, në anën tjetër. Themelimi i këtij qyteti nuk është i dokumentuar, por në vitet e 1140-ta për herë të parë përmendet emri Pfaffenhofen në shkrimet gjermane. Pasi gjindet në mes të qyteteve Munih, Ingolstadt, Augsburg dhe Regensburg, ky qytet përjeton një zhvillim të jashtëzakonshëm. Këtë qytet e bënë të njohur gjithandej në Evrop dhe botë, firma familjare për ushqimin e fëmijëve të vegjël, “HEPP”.

qytet është i dalluar edhe për numrin e madh të banorve të ardhur nga shtete të ndryshme të botës. I madh është edhe numri i shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në këtë qytet, të cilët janë të dalluar, ndër komunitetet tjera, për organizim politik, kulturor, humanitar, arsimor e sportiv, si dhe për integrim. Në vitin 1994, shqiptarët, themeluan SHKSH “Fan S. Noli”, ku dhanë një kontribut të madh si në organizimin e jetës mërgimtare në këtë qytet, poashtu edhe në mbështetjen e madhe të shtetit të atëhershëm të Kosovës, e mëpas edhe të luftës çlirimtare.

Që nga viti 2008, kjo shoqatë vepron nën emrin e heroit të kombit, Sali Çekaj, kryetar i së cilës, për tetë vite, ishte bashkëluftetari i tij, z. Osman Ferizi. Z. Ferizi, duke krijuar një unitet mes anëtarëve të kryesisë së shoqatës dhe një besim të madhë tek bashkatdhetarët, gjithandej nëpër Gjermani dhe jashtë saj, ka bërë që kjo shoqatë të dallohej për aktivitete kulturore, humanitare, arsimore dhe integruese në qytetin ku vepron. SHKSH “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen, nuk i ka muanguar përkrahja, nderimi dhe respekti as nga qytetar të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në këtë qytet, e sidomos nga pala gjermane, të cilët çdo aktivitet të shoqatës e kanë mbështetur moralisht e materialisht.

Image
“Mirënjohja” dhe disa nga anëtarët e Kryesisë së SHKSH “Sali Çekaj”, në Pfaffenhofen

Për punën e madhe vullnetare; në kulturë, humanizëm, arsim, sport etj., të komunitetit shqiptarë, ditë më parë, me 24 korrik 2021, kryetari i Bashkisë së qytetit Pfaffenhofen, z. Martin Wolf, nderoi me “Mirënjohje”, z. Osman Ferizin, i cili ua dedikoi bashkëpunëtorëve të tij; Shemsiut, Gazmendit, Blerimit, Azemit, Rafetit, Mustafës, Sadriut, Naimit, Shabanit, Ardianit, Imerit, Isufit, Fadilit, Shpendit, Bashkimit, Ermalit, Grupit të fëmijëve të shoqatës, donatorëve të shumtë, anëtarësisë së gjërë të SHKSH “Sali Çekaj” dhe gjithë atyre që nuk jetojnë më në mesin tonë e, që kontribuan aq shumë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat