Shoferi i autobusit rrezikon mërgimtarët nga Gjermania për në Kosovë, përdor telefonin gjatë ngasjes

Gjermania

Shoferi i autobusit rrezikon mërgimtarët nga Gjermania për në Kosovë, përdor telefonin gjatë ngasjes

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 21:16
Pamje nga aksidenti në Kroaci

Ditë më parë si pasojë e një aksidenti që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë, humbën jetën 10 shqiptarë, të cilët ishin nisur drejt Kosovës nga Gjermania.

Arsyet që shkaktuan aksidentin, dyshohet të jetë një çast gjumi, të cilin thuhet se e zuri shoferin gjatë ngasjes së autobusit.

Megjithatë, problem tejet i madh në trafik, po del të jetë edhe përdorimi i telefonëve nga shoferët gjatë ngasjes së automjetit.

Një rast të tillë e dëshmojnë edhe këto pamje të cilat lexuesit i kanë dërguar në redaksi.

Aty shihet një shofer autobusi që ka destinacion Kosovën, ku në rrugët e Gjermanisë, përdorë gjatë ngasjes telefonin për të komunikuar me dikë.

Media mëson se në këtë autobus gjenden të paktën 50 pasagjerë shqiptarë, të cilët nga Gjermania kanë destinacion Kosovën, ndërsa aktualisht gjenden në Austri.

Për më shumë detaje ndiqni pamjet në vazhdim:

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat