LDK në Gjermani shënon përvjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut!

Gjermania

LDK në Gjermani shënon përvjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 8 shtator 2021 Në ora: 20:38
Platforma digjitale-online, LDK-ja në Gjermani

Në një platformë digjitale-online, LDK-ja në Gjermani, në shenjë nderimi dhe respekti për njërën nga ditët, datat dhe përvjetorët më krucial të historisë së re të Kosovës, 7 shtatori i 1990, që ndryshuan dhe determinuan ecjen dhe proceset e shkëputjes definitive të Kosovës dhe shqiptarëve nga krijesa Jugosllavi dhe ideologjia e imponuar socialiste-lindore si "fat" i shqiptarëve i më se gjysmë shekulli dhe jo vetëm...!

Nën patronatin e kryetarit të njërës nga nëndegët e shquara të LDK-së për Gjermani, të z.Jakup Gerguri dhe Kryesisë respektive, ky përvjetor i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, u organizua dhe u mbajt në këtë platformë, por me pjesëmarrës kredibil dhe atdhetarë të dëshmuar të çështjes së Kosovës dhe asaj shqiptare ndër dekada.

Manifestimin e këtij përvjetori, e nderoi me prezencë aktive edhe z. Iljaz Ramajli, ish Kryetar i Kuvendit të Kosovës, kuvend ky që sublimoi aspiratat nacionale të shqiptarëve të Kosovës me vendimet historike të 2 korrikut , 7 shtatorit 1990, Referendumit të shtatorit për Pavarësi të vitit 1991, zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të 24 qershorit të vitit 1992 dhe vendimeve tjera konstitucionale dhe demokratike për shqiptarët dhe Republikën e Kosovës.

Fjala e z. Ramajli, përmbajtjesore, emocionuese dhe motivuese!

Ai foli për kontekstin historik të thyerjeve të mëdha në botën e atëhershme bipolare, për rënien e sistemit komunist-diktatorial dhe në veçanti për frymën e ndryshimeve të pas rënies së murit të Berlinit të cilat influencuan dhe diktuan frymën e ndryshimeve epokale në Evropën lindore dhe n'veçanti në kreaturën e ashtuquajtur Jugosllavi e "KAÇKJ-së, të dominuar tanimë nga nacionalizmi dhe hegjemonizmi serbomadh, ku shqiptarët dhe Kosova ishin caku i parë i sulmit, nënshtrimit dhe shtypjes çnjerëzore.

Z. Ilaz Ramajli, evokoj besnikërisht dhe me një memorie ekskluzive-fantastike, momentet kruciale për fatet e kombit dhe të atdheut, kur ky fat ishte në duart e përfaqësuesve të popullit për të shpreh vullnetin dhe aspiratën plebishitare të qytetarëve shumicë të Kosovës, për një Kosovë të mos varur dhe me integritet e sovranitet demokratik dhe institucional.

- Ai foli edhe për ndërgjegjen dhe vetëdijen nacionale të qytetarëve të Kosovës dhe të LDK-së si Lëvizje nacionale në krye me Presidentin historik Rogova, e cila kishte marrë misionin historik për fatet e kombit dhe atdheut.

z. Ramajli, foli në veçanti për homogjenizimin e faktorit shqiptar në Kosovë në rrethanat e shpërbërjes së ish Jugosllavisë dhe përgjigjes ndaj orekseve dhe ambicieve të hegjemonizmit serbo-madh pas rrënimit të atonomisë, për nënshtrim dhe demonim, si nevojë imediate për të dal nga kthetrat e një pushtuesi të egër dhe t'pamëshirshëm, serbo-sllav, në krye me satrapin e Ballkanit, kriminelin serb, Sllobodan Millosheviq.

Tutje, ish Kryetari i legjislaturës historike të akteve që vijëzuan rrugëtimin tonë konstitucional drejtë lirisë, mëvetësisë dhe shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës, foli edhe për kontributin e Lëvizjes nacionale të shqiptarëve të Kosovës dhe liderin e saj historik. z. Dr. Ibrahim Rugova në rolin e projeksioneve vizionare për pavarësinë e Kosovës nga Serbia dhe orientimin pro-perëndimor, duke ndjek politiken aktive paqësore në kohën e luftërave gjenocidale që zhvillonte Serbia Millosheviqiane ndaj popujve të ish Jugosllavisë, dhe për rezistencën e armatosur po që se imponohet si reagim ndaj shtypjes dhe politikes shfarosëse Millosheviqiane të viteve të 90-ta, të shekullit të kaluar.

Pjesëmarrje dhe kontribut solid i veprimtarëve të LDK-së në Gjermani dhe përfaqësues të Degëve të saj në Perëndim, duke përfshi Kryetaren e Degës së LDK-së, zonjën Qibrije Hoxha dhe ish deputetin e Parlamentit të Kosovës, përkatësisht, heroin e gjallë të ditëve tona, Rugovistin e pathyeshëm, z.Fetah Rudi.

Mesazhe inkurajues të te gjithë pjesëmarrësve pa përjashtim, sikurse edhe vërejtje serioze për pushtetarët e sotëm të cilët nuk respektojnë, si dhe sa duhet kontributin dhe sakrificën e brezave, pa të cilët, stadi dhe progresi i shqiptarëve si komb, dhe me dy shtete n'Gadishullin Ilirik, do të ishte i pamundur dhe i pa imagjinueshëm.

LDK në Gjermani, u zotua se do të memorizojë në ndërgjegjen nacionale të shqiptarëve në atdhe dhe n'dhe të huaj, nevojën e respektimit, nderimit dhe kujdesit ndaj akteve historike të Kuvendit të vendimeve lapidare, përfshi aktin ma të lartë juridiko-kushtetues, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të shpallur dhe të sanksionuar në Kaçanikun legjendar, me 07 shtator 1990.

Kontributi i LDK-së në Gjermani, për realizimin praktik të vendimeve të mëdha historike të atij Kuvendi epik të Kosovës, u vlerësua lartë nga pjesëmarrësit në projeksionin e mbijetesës dhe mosnënshtrimit, sistemin politik paralel dhe deri tek organizimi i rezistencës së armatosur, për çfarë emri i Sali Çekut u lakua si implementues dhe promovues i Kushtetutës së Kaçanikut, si dhe; ideator, projektues dhe themelues praktik i krahut ushtarak të Lëvizjes për Liri & Pavarësi të prirë nga Ibrahim Rugova, gjegjësisht, UÇK-së.

LDK përgjithësisht, dhe ajo në Gjermani në veçanti, i mbetet besnike respektimit dhe promovimit të vlerave nacionale, përfshi datave dhe përvjetorëve emblematik siç është 7 shtatori i vitit 1990, i njohur si datë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e shpallur me 02 korrik 1990, që determinuan, frymëzuan dhe fuzionuan idealet dhe kauzën tonë për dinjitet e integritet nacional në këto troje të Gadishullit Ilirik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat