Humb jetën në aksident trafiku në Gjermani, 23 vjeçari nga Mitrovica

Gjermania

Humb jetën në aksident trafiku në Gjermani, 23 vjeçari nga Mitrovica

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Një 23 vjeçar nga Mitrovica, ka humbur jetën mbrëmë në Gjermani, si pasojë e një aksident trafiku ndodhur pas mesnate.

Sipas mediave gjermane, F.Zhilivoda, kishte humbur kontrollin e makinës së tij dhe është përplasur në barrierën qëndrore.

Sipas shtabit të policisë së Pfalzit 23 vjeçari nga Regensburg ishte larguar nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj është rikthyer përsëri në autoban dhe në fund është përplasur.

Thuhet se F.Zhilivoda, ishte hedhur tërësisht jasht makinës meqë sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi, derisa një pasagjer i cili po e shoqëronte, pësoi goditje por fatmirësisht nuk ishte i lënduar.

Autostrada është mbyll në drejtim të Hof për rreth gjashtë orë.

Për vdekjen e F.Zhilivodës kanë njoftuar përmes një reagimi mortor edhe familjarë të të ndjerit.

”Oo shpirtin na e kpute o Florent ..
Te Allahut jemi dhe te ai do kthehemi , sot ndrroje jet nipi jone ne nje aksident ..
Allahu t meshirofte e me Xhenet t shperbleft o shpirt bardhe ..”
, thuhet nga një familjar i F.Zhilivodës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat