Vrasja e shqiptarit në Gjermani/ Flet prokurori Bremer, zbulon detaje nga autopsia

Gjermania

Vrasja e shqiptarit në Gjermani/ Flet prokurori Bremer, zbulon detaje nga autopsia

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 22:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Një shqiptar është vrarë jashtë një klubi në Koln.

Sipas të përditshmes gjermane “BILD”, 25-vjeçari nga Shqipëria nuk jetonte në atë qytet, por kishte shkuar për të vizituar një të afërm. Shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar akoma, por deri më tani prokurori Ulrich Bremer ka bërë me dije se dyshohet se është përdorur një objekt i mprehtë.

“Sipas rezultatit të autopsisë, i dëmtuari është vrarë duke përdorur një objekt të mprehtë”, tha Bremer.

Paraprakisht dyshohet se shqiptari është vrarë pas një sherri me një person tjetër, por nuk dihet përse ka nisur përplasja dhe kush është autori i vrasjes.

Ndërsa një dëshmitar tha për BILD: “Ata fillimisht u zunë brenda, më pas dolën jashtë. Aty pashë që njëri prej tyre ra pa ndjenja në tokë”.

 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat