Nëndega e LDK-ës në Gjermani me telegram ngushëllimi për vdekjen e ish luftëtarit Isuf Qeta

Gjermania

Nëndega e LDK-ës në Gjermani me telegram ngushëllimi për vdekjen e ish luftëtarit Isuf Qeta

Nga: Jakup Gërguri Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 17:28
Isuf Qeta

Me dhembje të thellë pranuam lajmin për shkuarjen në amshim të veprimtarit për çështje atdhetare Isuf Qetaj. U ndave papritmas nga kjo botë ISUF!? në kohen që askush s`e prisnim.

Bir i Veprimtarit të devotshëm Demë Qetaj,i ri në Frontin e luftës për liri,i pjekur si Rugovist i përbetuar, veprimtar e aktivist i paluhatur i LDK-së, BESNIK i Dardanisë. Na vizitove bukur shpesh

Nëndegën tonë. Te ty shihnim optimizmin, inspirimin, dinamizmin e dëshirën e madhe që të veprojmë për vendin. Ishe i drejtpërdrejtë, e konkret të tillë do të kujtojmë gjithherë dhe s‘do harrohesh asnjëherë .

U PREHSHË NË PAQE. Ngushëllime Familjes,Nëndegës së LDK-së në München, Degës së LDK-së në Gjermani, luftëtarëve të Koshares e gjithë UÇK-së, Istogut e gjithë Shqiptarisë.

Për Nëndegën e LDK-ës për NRË-GJERMANI -Jakup Gërguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat