Lamtumirë burrë i Dardanisë (Isuf Qetaj)

Gjermania

Lamtumirë burrë i Dardanisë (Isuf Qetaj)

Nga: Ibrahim Hoxha Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 18:55
Isuf Qetaj

A thue e din o Dri i Bardhë, dhimbje e madhe sot më ka marrë, Po të pyes ty po i pyes këto valë?

Më është k’put një Lis i Trollit, sot më ka lanë nji Burrë i Kombit. Me ka mbet Kulla pa pushkë në frengji, më ka mbet Nanë Lokja Lotin tue e fshi.

Edhe krojet po i pyes sot pse e ndalet rrjedhen? S'gurgullojnë si çdo mot.

Kur Kombit i vdes një burrë s'gurgullojmë në vend tonin me lot qan çdo gurë. Se kem zakon Burrin me e qa, po loti më tradhtoj e në qepalla ra.

Beju të fala Burrave në Koshare, tek kjo rrasë tek ky Flamur emni yt është i gdhendur në Gurë. Ti e din Isuf edhe mbas sotit Dielli lind e perëndon, por malli për ty do të më mbetet pergjithmonë. 

Kolegjiumi i LDK-së në Bavari, Nëndega e LDK-së në Mynchen- Shtamberg

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat