Vrasje e rëndë në Gjermani: Qëllohen me armë babai dhe dy fëmijët, gruaja gjendet e plagosur

Gjermania

Vrasje e rëndë në Gjermani: Qëllohen me armë babai dhe dy fëmijët, gruaja gjendet e plagosur

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielen në Gjermani, ku thuhet se pa shenja jete janë gjetur dy fëmijë, 11 dhe 13 vjeç, dhe babai i tyre 44-vjeçar.

Siç raporton Shërbimi i Transmetimit Publik të Bavarisë, br.de, që të tre personat u gjetën pa shenja jete në një ndërtesë banimi në Glinde, pranë Hamburgut, ndërkohë autoritetet thonë se hetimet e para çojnë në dyshimin për vrasje.

Përveç të vrarëve, e plagosur është gjetur edhe një grua 38 vjeçare, e cila raportohet të jetë nëna e dy fëmijëve të vrarë.

Ndërkaq, sipas një mediumi të Kosovës në këtë rast, dyshohet se bëhet fjalë për një familje nga Gjakova, ku thuhet se është 44-vjeçari ai i cili ka qëlluar me armë drejt familjarëve të tij, fëmijëve dhe bashkëshortes, megjithatë kjo akoma nuk është konfirmuar.

Prokuroria gjermane nuk ka specifikuar ndonjë motiv të këtij rasti tragjik, as edhe detaje rreth identitetit të dorasit të këtij akti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat