Vret fëmijët, plagos gruan e pastaj kryen vetëvrasje - detaje nga tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani

Gjermania

Vret fëmijët, plagos gruan e pastaj kryen vetëvrasje - detaje nga tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 23:15
Flamur R. me djalin e tij - të dy tani kanë vdekur

Një burrë shqiptar i moshës 44 vjeçe, dyshohet se ka vrarë dy djemtë e tij të moshës 11 dhe 13 vjeç, ka plagosur rëndë gruan dhe më pas ka kryer vetëvrasje të dielën pasdite në Hamburg të Gjermanisë.

Mediat gjermane raportojnë se tre personat u gjetën pa shenja jete në një ndërtesë banimi në Glinde, pranë Hamburgut, ndërkohë autoritetet thonë se hetimet e para çojnë në dyshimin për vrasje.

Në mediat gjermane thuhet se emri i babait është Flamur.R.

“Të dy fëmijët dhe dy të rriturit janë gjetur në shtëpi me plagë me armë zjarri. Por shërbimet e urgjencës nuk mund të shpëtojnë më fëmijët. Edhe 44-vjeçari ka ndërruar jetë pak më vonë, pavarësisht masave të ringjalljes. Vetëm një grua 38-vjeçare ka shpëtuar dhe është dërguar në spital me plagë të rënda“, raportojnë mediat atje.

Image

 


Ndërkaq, sipas informatave të deritashme në këtë rast, dyshohet se bëhet fjalë për një familje kosovare nga Gjakova, megjithatë kjo akoma nuk është konfirmuar.

Përveç të vrarëve, e plagosur është gjetur edhe një grua 38 vjeçare, e cila raportohet të jetë nëna e dy fëmijëve të vrarë

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat