Vrau një burrë natën e Krishtlindjeve/ Arrestohet 25 vjeçarja shqiptare në Gjermani

Gjermania

Vrau një burrë natën e Krishtlindjeve/ Arrestohet 25 vjeçarja shqiptare në Gjermani

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 19:28
Ilustrim

Një 25-vjeçare nga Shqipëria u arrestua nga policia gjermane në Kobhez pasi një 37-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e saj në 26 dhjetor.

Media gjermane "Latest Page News” shkruan se fillimisht mes dy personave ka patur një sherr dhe më pas shqiptarja e ka vrarë personin në shtëpinë e saj.

Deri tani, 25-vjeçarja nuk ka rrëfyer asgjë në polici, ndërsa prokurorët e çështjes ende nuk kanë gjetur asnjë informacion që lidh të dy personat me njëri-tjetrin.

Prokuroria lëshoi urdhër arresti ndaj saj ditën e mërkurë dhe tashmë do t’i nënshtrohet gjyqit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat