Një iniciativë e re për shkollën shqipe në Gjermani

Gjermania

Një iniciativë e re për shkollën shqipe në Gjermani

Nga: Dibran Demaku Më: 19 mars 2022 Në ora: 17:15
Kolë Gjoka dhe Arjola Caka me nxënës shqiptarë në Gjermani

Dallimi në mes të individit të thjeshtë dhe individit intelektual, deshëm apo nuk deshëm, është i madh. Dhe atë pikërisht sepse individi intelektual edhe situatatat më të ndërlikuara jetësore arrinë t’i zgjedh dhe t’i tejkalojë më lehtë falë aftësive dhe fakteve që t’i përdorë në momente të caktuara. Dhe kur individi intelektual është i formuar edhe në suaza kombëtare atëherë për te mund të thuhet se është person perfekt.

Kolë Gjokën e njoha krejt rastësisht në një manifestim kultororo-artistik kushtuar 28-Nëntorit, Ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Aty mësova se Kola ishte edhe organizatori udhëheqësi i atij manifestimi ishte pikërisht ai.

Pas mbarimit të manifestimit, nga një bisedë e shkurtër me të,mësova se ishe nga rrethi i Miirëditës së Shqipërisë dhe në Gjermani ishte pothuajse tri dekada. Që në fjalët e para me të do të mësoje se ishte një intelektual i formuar, që e do vendin dhe kombin e vet nga i ka rrënjët, por që e nderon dhe respekton edhe vendin dhe kombin gjerman. Fliste një shqipe letrare si dhe një gjermanishte perfekte saqë kishe dëshirë ta dëgjoje.

Për këtë intelektualizëm të tij ishte shpërblyer nga dy shtetet,ai shqiptar dhe ai gjerman: shteti shqiptar i kishte dhënë titullin Konzull nderi i Shqipërisë për Gjermani, ndërkaq shteti gjerman i kishte dhënë hapësirë duke e bërë anëtarë në struktura politike të CDU-së njohur.

Kola si i tillë kishte bërë emër të nderuar dhe të respektuar, në mesin e shqiptarëve(kosovarëve), në qytetin ku jeton dhe më gjërë.

Ai si një intelektual dhe diplomat i karierës kishte gjetur gjuhë të përbashkët me diplomatën apo atasheun kulturor në konzulatën e Kosovës në Hamburg, zonjën Arjola Caka. Edhe manifestimin e Pavarësisë e kishin organizuar së bashku.

Kur flet me Arjolën e kupton se edhe ajo është një intelektuale dhe një diplomate në kuptimin e plotë të fjalës.

Flet një gjuhë të pastër shqipe,por me akcent të shqipës në Kosovë. Mësojmë se ajo është e lindur në Shqipëri, por e martuar në Kosovë, që do të thotë se është nuse kosove!

Arjola me ato që flet, tregon se është e gatshme të bashkëpunojë me shqiptarët e Hamburgut në çdo aspekt të jetës.

Kola dhe Arjola në kohë të fundit kanë nisur një aktivitet të gjërë për hapjen e sa më shumë shkollave shqipe me mësim plotësues, në fillim, ndërkaq si qëllim është që gjuha shqipe të integrohet në sistemin shkollor gjerman duke fituar statusin e gjuhës së dytë të huaj si të zgjedhur.

Kola (Gjoka) dhe Arjola (Caka), këta diplomat shqiptarë kanë arritur që t’i bindin autoritetet arsimore gjermane se ka ardhur koha që gjuha shqipe ta fitojë statutin e gjuhës së dytë të huaj të zgjedhur.

Vetëm se kërkesën për këtë duhet ta paraqesin prindërit shqiptarë.

Kola dhe Arjola ju presin ju prindër dhe nxënës të dashur, që të niseni në rrugën tuaj të dijes dhe dritës në gjuhën e nënës!

Mos hezitoni, por nxitoni të zini trenin sa është në dispozicion!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat