​PDK rikthehet në Gjermani

Gjermania

​PDK rikthehet në Gjermani

Më: 20 mars 2022 Në ora: 20:16
​PDK në Gjermani

Sot, nën përkujdesjen e Departamentit për Diasporë, në Rosenheim të Bavarisë është mbajtur tubimi madhështor i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili shënon fillimin e organizimit të madh të PDK-së në Gjermani, me struktura dhe nënstruktura, brenda të cilave do të jenë të angazhuar shumë veprimtarë.

“Rikthimi i PDK-së në qeverisje, fillon pikërisht me rikthimin e saj në diasporë.

PDK do të jetë zëri i shumë veprimtarëve të devotshëm, zëri i anëtarësisë, rinisë dhe veçanërisht zëri i grave, të cilët me investimin e dijes dhe kapitalit, do të jenë shpresë e perspektivës së zhvillimit të vendit,” ka shkruar Elmi Reçica, deputet dhe udhëheqës i Departamentit për Diasporë.

“Sot u fillua me Bavarinë dhe do ta përfundohet me Berlinin. Na priftë e mbara”, ka shtuar ai në një postim në Facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat