Autobusi nga Kosova përplaset me një tramvaj në Gjermani

Gjermania

Autobusi nga Kosova përplaset me një tramvaj në Gjermani

Nga: G.B Më: 2 prill 2022 Në ora: 11:35
Skena e aksidentit në stacionin e autobusëve të distancave të gjata. Foto: Stephan Henn

Në stacionin e autobusit në Duseldorf, një autobus u përplas me një tramvaj.

Media gjermane RP Online raporton se treni u hodh nga shinat dhe shoferi i autobusit u plagos lehtë, përcjell Bota sot.

Autobusi është nga Kosova i kompanisë Barileva Turist.

“Shkaku i një aksidenti midis një autobusi dhe një tramvaji është ende i paqartë. Përplasja ka ndodhur rreth orës 18:00. mbrëmjen e së premtes, në të cilën tramvaji u hodh nga shinat dhe nuk mundi të vazhdonte udhëtimin”, shkruan media.

Sipas një zëdhënësi të policisë, drejtuesi i autobusit është plagosur lehtë.

Nuk dihet nëse autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat