Dalin pamje të reja nga aksidentimi i autobusit nga Kosova me tramvaj në Gjermani

Gjermania

Dalin pamje të reja nga aksidentimi i autobusit nga Kosova me tramvaj në Gjermani

Më: 2 prill 2022 Në ora: 15:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një autobus nga Kosova është aksidentuar me një tramvaj në Dusseldorf të Gjermanisë.

Kështu ka raportuar mediumi gjerman “RP Online”, duke iu bashkëngjitur fotografi nga vendi i ngjarjes.

Siç raporton mediumi, tramvaji doli nga shinat dhe drejtuesi i autobusit nga Kosova u lëndua lehtë, derisa citohet një zëdhënës i policisë.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, derisa punonjësit kanë arritur ta rikthejnë tramvajin përsëri në shina, por nuk dihet nëse autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat