Veçantia e shoqatës “Shqiponjat ilirjane”

Gjermania

Veçantia e shoqatës “Shqiponjat ilirjane”

Nga: ​Idriz Zeqiraj Më: 8 prill 2022 Në ora: 09:54
Djemtë e Shoqatës "Shqiponjat Ilirjane" dhe mysafirët e ftuar

Na ka rastisur t`i shohim një grup djemësh të uniformuar, në dukje si veshje lëkure e motoristëve. Por, kur i shikon nga afër, dallon simbolet "ILLYRIAN EAGLES", në shqip, "Shqiponjat Ilirjane", në mes të stemës-simbol, mini-portretet e Skënderbeut dhe të Adem Jasharit, si dhe elemente të tjera, tipike shqiptare.

Presidenti i Shoqatës, Sabedin Hyseni, i njohur si Sabi Kaçanolli, nga fshati i lindjes, në Shalë të Bajgorës, shpjegon se në fillim jemi parë me dyshim nga organet vendore, nëse i takojmë ndonjë grupimi të listës emërore të organizatave terroriste apo anti-demokratike, që ofron policia për lexim, kur aplikon për shtetësinë gjermane. Për keqardhje, në atë listë është përfshirë edhe LPK-ja, e cila protestonte kundër rrëzimit të Murit të Berlinit, kundër bashkimit të dy Gjermanive, sepse dobësohej kampi socialist, i prirë nga Sovjetikët rusë!

Por, kur mësuan të vërtetën, se ato janë simbole kombëtare-shqiptare e, para se gjithash, qytetarë e punëtorë të ndershëm, me firma e biznese të ndryshme, mirënjohës ndaj Gjermanisë, si atdhe i dytë, dhe respektues e korrektë me ligjet vendore, edhe opinioni ndryshoi për të mirë. Gjesti i fundit, kur një familje ukrainase, kërkoi ndihmë, për ta tërhequr vajzën, e mbetur e vetmuar në një qytet të bombarduar, presidenti i kësaj Shoqate, Sabi Kaçanolli, vullnetarisht, mori përsipër aksionin shpëtues. Ai udhëtoi, me makinë, në frontin e luftës në Ukrainë dhe e solli vajzën, duke e bashkuar me familjen e saj. Ky aksion, i transmetuar në media, ishte i bujshëm dhe shtoi namin e mirë për Shoqatën "Shqiponjat Ilirjane" dhe shqiptarët.

Shoqata Shqiptaro-Gjermane "SHQIPONJAT ILIRJANE", ("Illyrian Eagles"), është themeluar në një datë të shënuar historike, pikërisht, më 28 Nëntor 2016, në Karlsruhe të Gjermanisë, me nismën e Sabi Kaçanollit, me një grup shokësh, në prani të shumë bashkatdhetarëve dhe miqëve vendorë si dhe mysafirë të ftuar, nën moton se "ILLYRIAN EAGLES"- SHQIPONJAT ILIRJANE shtegtojnë në bashkimin e shqiptarëve kudo në botë"!

Shoqata shquhet në veçantitë e saj organizative dhe veprimtaritë faktike. Anëtarësia e saj ka një regjim spartan, gadi ushtarak. Takime janë, të paktën, të përmuajshme, zakonisht, të dielën e parë të çdo muaji. Pjesë e një takimi të Shoqatës Shqiptaro-Gjrmane "Shqiponjat Ilirjane", ishte edhe autori i këtij shkrimi. Gjermania i ka rrugët e gjata, nga Mynihu në Karlsruhe, ku është selia e Shoqatës, janë 600 kilometra, vajtje-kthim Udhëtuam me Petrit Foniqin, nga Klina, një bizmismen i suksesshëm në Mynih, që ka depëtuar edhe në ndërtimet speciale shtetërore dhe ushtarake, duke punëuar edhe shumë të rinj shqiptarë, si dhe rinorin Arbon Elshani nga Drenasi,

Na pritën në rrjeshtim, sipas rregullit të artë që ka Shoqata. Në ballore kishin zënë vend mysafirët e ftuar: Haxhi Rrahmon Lajçi, pleqnar në katër shtetet, ku jetojnë shqiptarët, djali i tij është anëtar i Shoqatës; Mejdi Laçaj, veprimtar i hershëm i Mërgatës; Fazli Hajdaraj, kuadër i LDK-së në Mërgatë.

Image
Nga e majta: Fazli Hajdaraj, Idriz Zeqiraj, Haxhi Rrahmon Lajçi, Mejdi Laçaj

Një Shoqatë e dinjitetshme, me burra e djemë simpatikë e të zellshëm, në aktivitete të ndyshme dhe veprimtari humanitare, meritojnë vëmendjen tonë, duke i përmendur, të paktën, me emër, anëtarët e saj, pjesëmarrës në këtë takim mbresëlënës:

Sabedin Hyseni, (Sabi Kaçanolli), Kaçanoll- Shalë e Bajgorës; Ferat Zogjani, Prizren; Sami Avdia, Mazhiq-Shalë e Bajgorës; Fexhri Ibishi, Bajgorë-Shalë e Bajgorës; Fadil Ibraj, Haxhaj-Rugovë; Afrim Bajra, Kllodernicë_Skënderaj; Asllan Hyseni-Kaçanolli, Kaçanoll-Shalë e Bajgorës; Besim Lepaja, Podujevë-Llap; Imer Halitjaha, Mushtisht-Prizren; Bekim Lepaja, Lepajë-Podujevë; Rrustem Lajçi, Pepaj-Rugovë; Gjavit Plava, Cërmjan-Gjakovë; Fadil Osmani, Gllamnik-Llap; Rrustem Ferizaj, Llukac i Thatë-Ferizaj; Jeton Hoxha, Vlashnje-Prizren; Dugagjin Berisha, Krushec-Pejë; Labinot Hyseni, (Labi Kaçanolli), Kaçanoll-Shalë e Bajgorës; Shefki Mema, Gërmovë-Viti; Fadil Pira, Pozharan-Viti; Sevdail Ismaili, Hotia e Madhe-Kumanovë; Naser Lajçi, Dugaiv-Rugovë; Lirim Trashaj, Vlashnje-Prizren; Flamur Ibraj, Haxhaj-Rugovë; Enver Ibraj, Haxhaj-Rugovë; Besmir Hyseni, Kaçanoll-Shalë e Bajgorës; Isak Mehmeti, Buricë-Podujevë; Arsen Hoxha. Tropojë; Ilir Mehmeti, Buricë-Podujevë; Tahir Ibraj, Haxhaj-Rugovë.

Dhe, vërtet, ashtu duken, siç e kanë edhe emrin “Shqiponjat Iliriane”, të bashkuar në evente, ngjarje dhe momente mjaft të bukura, kryesisht, në ato data shumë të veçanta dhe historike, është prania e tyre fisnike. Qëllimi i kësaj shoqërie është, që përmes veprimtarive dhe aktiviteteve të ndryshme, të ngritën në piedestalin më të lartë: vlerat, uniteti dhe identiteti kombëtar.

Ajo çka i karakterizon në dukje, më së shumti, këtë shoqëri, është simboli i veshjes. Ndërthurja e bukur e figurave dhe simboleve kombëtare si: mburoja luftëtare, figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Adem Jasharit, shqiponja dhe "Besëlidhja Shqiptare", dëshmojnë më së miri misionin e kësaj shoqërie, në vetëdijësimin e shqiptarëve, për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare.

Image
Presidenti i Shoqatës Shqiptaro Gjermane "Shqiponjat Ilirjane", Sabi Kaçanolli me bashkëveprimtarët

"Shoqëria Illyrian Eagles, në vijimësi, realizon vizita të ndryshme, në mbështetje të shqiptarëve të suksesshëm: në boks, kick boks, futboll dhe tjera aktivitete sportive. Në mënyrë të organizuar bëjmë vizita tek heronjtë kombëtarë, në data të shënuara historike. Përgjatë aktiviteteve dhe vizitave të ndryshme, që bënë kjo shoqëri, nuk mungon as kënga me çifteli, kushtuar heronjve, të cilët ia kanë kushtuar jetën lirisë dhe pavarësisë.

Ajo çka vlen të theksohet është, se kjo shoqëri ndikohet në vizionin ideologjik, të ikonës së lirisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. E gjithë veprimtaria e kësaj shoqërie mbështet, në parim, në ushqimin e ndjenjave atdhetare dhe përçon mesazhin e tij përmes kësaj thënie: “Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes Kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita, ishin elemente lidhëse kombëtare”.

Shoqëria Illyrian Eagles mirëpret të gjithë shqiptarët, pa dallim fetar apo klanor, që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim, në frymën e bashkimit dhe zhvillimit të përbashkët", - na thotë presidenti i Shoqatës "Shqiponjat Ilirjane, Sabi Kaçanolli.

Klubi i Shoqatës, i bollshëm në hapësirë, për aktivitetet e saj. Stolisja e përzgjedhur, me simbole kombëtare, që nga kryeheroi, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu; themeluesi i shtetësisë të Kosovës, Presidenti Rugova: heroi Adem Jashari; luftëtari i pavarësisë shqiptare, Isa Boletini, me shokë; figura e krye-humanistës shqiptare, Nënë Tereza, me modestinë e butësinë e saj, sikur zbutë edhe mjedisin, gadi ushtarak, të kësaj Shoqatë, sa të zëshme, aq edhe të veçantë.

Mysafiri nga Kosova, pleqnari dhe veprimtari i çështjes shqiptare, i kudondodhuri, Haxhi Rrahmon Lajçi, duke i përgëzuar burrat dhe djemtë e Shoqatës Shqiptaro-Gjermane, "Shqiponjat Ilirjane", në mes tjerash, u shpreh: "Tek ju shoh një shoqëri të shëndodhë, me qëllime të pastra e fisnike, të disiplinuar në rregullorën, statutin e Shoqatës. Në çdo organizim, ka përparësi, por, edhe obligime. Vetm përpara djema! Ju lumtë dhe ju priftë e mbara"!

Në përmbyllje​, pasoi kënga, nën tingujt e çiftelisë. Sipas traditës, përveç shërbimit me kafe, çaj e pije, përgjatë ndejës, në klubin e Shoqatës, nikoqirët shtruan drekën e përbashkët me mysafirët. U ndamë, me përshtypjet më të mira, me urimin e madh: Suksese dhe mbarësi, Shoqatës "Shqiponjat Ilirjane"!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat