E gjithë rinia shqiptare në Gjermani: Ikëm nga halli, atje katastrofë

Gjermania

E gjithë rinia shqiptare në Gjermani: Ikëm nga halli, atje katastrofë

Më: 16 maj 2022 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Në rrugët e Gjermanisë, në cilindo qytet të lëvizësh është e pamundur të mos ndeshesh me Shqiptarë të Shqipërisë Kosovës apo Maqedonisë.

Shifrat e të regjistruarve shtuar këtu ata që nuk janë të rregjistruar kapin shifra të frikshme.

Mijëra familje e mijëra të rinj të tjerë po i bashkohen cdo ditë flotës së shqiptarëve të diasporës.

Gjendur në Gjermani, në qytetin e Duisburg në Rinin e veriut dhe Vesfalisë, veç krenarisë kur takon shqiptarë të trishton fakti kur mendon se këta të rinj po enden rrugëve të botës duke kërkuar punë. E fatmirësisht punën e sigurojnë fal mbështetjes së shqiptarëve të tjerë. Arjan Baftiji, një shqiptar i Shkupit i lindur në Gjermani, e ka sfidë punësimin e shqiptarëve.

Baftiji së bashku me Mustaf Thaçin disponojnë një kompani ndërtimi ku kanë tashmë të punësuar 80 të rinj shqiptarë.

“Ne jemi 100% shqiptarë, firma jonë janë përgjithësisht nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova. Punëtorë s’kemi se punë ka, gjermanët nuk futen në ndërtim se kanë studime e punë shteti. Edhe pse jemi lind apo rrit këtu, duam tu japim mundësi shqiptarëve. Unë e kam mbajt traditën dhe kulturën e prindërve dhe pse kam lindur në Gjermani”-u shpreh ai.

Në një prej kapanoneve ata që takuam janë disa të rinj, që janë larguar nga vendi për një arsye.

“Kam ardhur me agjenci për punë, për punë se atje është katastrofë”-tha një nga punëtorët.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat