Gjermani: Gjoba e papaguar e lë 56 vjeçarin pa ardhur në Kosovë

Gjermania

Gjermani: Gjoba e papaguar e lë 56 vjeçarin pa ardhur në Kosovë

Më: 24 maj 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Kushdo që i duhet të fluturojë nga Aeroporti i Munchenit duhet të ketë parasysh gjobat e papaguara.

Veçanërisht nëse ndonjë udhëtar nuk e ka paguar ndonjë gjobë që obligohet me vendim të gjykatës, sepse mund të përballet me paraburgim.

E një rast të tillë e pati edhe një 56 vjeçar nga Kosova.

Ai kishte një gjobë të papaguar prej 150 eurosh.

Gjykata e kishte dënuar në vitin 2021, por nuk e mori seriozisht vendimin e organit të drejtësisë.

Atij iu ndalua fluturimi për në Kosovë, pas urdhërit të prokurorisë së Passaut, që kërkonte pagesën e gjobës ose arrestimin e 56 vjeçarit shkruan Suddeutsche Zeitung.

Rasti ka ndodhur të dielën pasdite pikërisht kur burri ishte duke udhëtuar për në vendlindje.

56 vjeçarit iu shtua dënimi në 240 euro, gjë që nuk paraqiste problem për të.

Por, procedurat e tejzgjatura bën që burri nga Kosova të anulonte fluturimin për ndonjë here tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat