Në Emmendingen të Gjermanisë me një ceremoni rasti u hap ekspozita e përbashkët e krijueseve shqiptaro-gjerman

Gjermania

Në Emmendingen të Gjermanisë me një ceremoni rasti u hap ekspozita e përbashkët e krijueseve shqiptaro-gjerman

Nga: Mustafë Shabani Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 17:28
Foto nga vendngjarja

Ajo do qëndroj e hapur deri më 05.01.23 dhe në te punimet e tyre i prezantojnë krijuesit e nivelit të lartë si: Mal Myrtaj, Hanes Lokenvitz, Doruntina Berisha, Sokol Maloku, Augustin Përgega, Daniell Fürstner, Habib Shasivari.

Ekspozitën e shpalli të nikoqiri Z Hirschbolz drejtor i bankës i cili me një fjalë rasti përshëndeti të pranishmit.

Image
Nga vendi i ngjarjes

Ai falënderoj të pranishmit për pjesëmarrje të madhe si në cilësi dhe kualitet, e sidomos shoqatën "Yjet e Kosovës" Emmendingen dhe Z.Tahir Shabanin për bashkëpunim të ngushtë dhe rezultate famoze.

Me nga një fjalë rasti të pranishmit u përshëndetën nga nënkryetari i komunës Z.Saar në emër të kryetarit të qytetit të Emmendingenit,i cili zyrtarisht ishte i penguar që të merrte pjesë

Zotëri Saar ishte i shkurtër por shumë domethënës në fjalën e tijë

Ai shoqatën" Yjet e Kosovës" dhe punën e veprimtarin e sajë e quajti si pasuri të qytetit ,,urë lidhëse në mesë dy kulturave, si dhe si shembullin më të mirë edhe për komunitet tjera.

Zotëriu Johannes Fechner anëtar i Bundestagut gjerman SPD të pranishmëve ju drejtua në emrin e tij por edhe në emër të anëtarit tjetër Yanik Bury CDU me një fjalë rasti, i cili tha që veprimtaria e shoqatës është pasqyrë e mirë për vendin të cilit i prin një kryeministër i hapur, thjesht dhe shumë bashkwpunues, Z.Fechner me admirim tregoj se si me Albin Kurtin dhe të përzgjedhurit e tij kanw luajtur futboll, me të përzgjedhurit e Bundestagut gjerman.

Image
Nga vendi i ngjarjes

 

Kryeadministratori i qarkut Harno Huth gjithashtu falënderoj shoqatën: "Yjet e Kosovës" për kontributin jashtëzakonshëm që ofrojnë dhe i dhurojnë qytetit.

Me Yjet e Kosovës si urë lidhëse e dy kulturave ndihemi më afër Kosovës dhe kulturës shqiptare, andaj ky kontribut i jashtëzakonshëm tejkalon ato përmasat e shoqerisë civile dhe kalon në nivel përfaqësie profesionale, andaj një faleminderit nga thellësia e zemrës "Yjeve të Kosovës" dhe kryetarit të saj Tahir Shabani i cili pa ndihmën, kontributin dhe përkrahjen tuaj nuk do i arrinte këto rezultate.

Zonja Lumturie Lipoveci konzulle e përgjithshme në Stuttgart të pranishmit përshëndeti në gjuhën shqipe, por ajo në pika të shkurtra falënderoj Sparkassen si nikoqire e kësaj ekspozite dhe disa të tjerave të bashkë organizuara me shoqatën: "Yjet e Kosovës " qytetin e Emendingenit dhe organet e saja lokale, ato të landit dhe përfaqësuesit në këto nivele dhe ato të Bundestagut gjerman si dhe Gjermanin për mikpritjenë, përkrahjen dhe bashkëpunimin në shtet ndërtimin, dhe në tejkalimin e situatave të krijuara nga kurthet dhe udhëkryqet gati të palakuara

Një falemënderit të pa fund deri në përulje

DANKE

DANKE DEUTSCHLAND tha ajo në fund .

Kryetari i shoqatës Tahir Shabani i mbushur emocione falënderoj të pranishmit duke filluar nga Sparkasse, ai rrëfeu për historikun e bashkëpunimit me Sparkasse, me qytetin e Emmendingenit dhe përfaqësuesit si Zotërinjēt Harno Hurth,Zotëriun Peter Weiss,Z.Yanik Bury e Z.Johanes Fechner

Prezantoj krijuesit dhe krejt në fund me emocione të pa përshkruara e me lot në sy falënderoj zotëriun Zeller për bashkpunim shumëvjeqar, duke i ndarë një mirënjohje.

Z. Zeller i befasuar nga kjo mirënjohje dhe respekt ishte shtangur nga emocionet nuk arriti të nxjerr asnjë fjalë të vetme

Derisa skulptori Mal Myrtaj kishte ofruar një skulpturë të tijën për gjermanët e jashtëzakonshëm dhe me propozimin e artikullshkruesit e me miratimin e kryetarit të shoqatës për kontribut të jashtëzakonshëm çështjes shqiptare ,për njerzillëkun dhe humanizmin e tij, skulptura ju dhurua z.Stefan Schwarz tani e sa kohë dhëndër i shqiptareve

Skulpturën sipas porosisë e pranoj z.Weiss i cili u betua që sa më parë do ja përcjell njeriut i cili ishte i lidhur mish e shpirt me çështjen shqiptare, për tu kurorëzuar përjetësisht me Donika Gërvalla -Schwarz tani ministre e punëve jashtme të Kosovës.

z.Weiss dhe këto fjalë të artikuluar siç din zotëriu i vërtetë dhe me përvojë , si gjithherë fitoj zemrat e të pranishmëve dhe ata e duartrokitën atë frenetikisht.

Shoqata "Yjet e Kosovës" duke dashur që sa më shumë të prezantoj punën e grupit të valleve kishte rënduar programin kulturor dhe po të linte njërën nga vallet do të kishte edhe pak hapësirë edhe për z. Yanik Bury CDU anëtar i Bundestsgut gjerman ky nuk do të prezantohej nga konkurrenti i tij z.J.Fechner SPD

Begatia e programit ishin këngët e përzgjedhura dhe të bash interpretuara për mrekulli nga Taluanta Shabani dhe Buqe Ibrahimi

të përcjella nga Ardian Ibrahimi e Nisa Metlillo.

Në fund të programit të pranishmit i cakërruan gotat në koktein të cilin e kishte organizuar SPARKASSE si nikoqire

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat