Shqiptari kapet me 48 kg kanabis në shtëpi, i erdhën nga Spanja drejt Gjermanisë

Gjermania

Shqiptari kapet me 48 kg kanabis në shtëpi, i erdhën nga Spanja drejt Gjermanisë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 09:02
Aktiviteti i shqiptarit në shitjen e lëndëve narkotike vijonte prej kohësh

Një shtetas shqiptar është arrestuar në qytetin e Dresdenit në Gjermani.

27-vjeçari u kap me një sasi kanabisi të konsiderueshme në shtëpi, të cilën e kishte bërë gati për shitje.

Shqiptari kishte 48 kg kanabis të ndara me qese. Lënda naarkotike dyshohet se hyri në Gjermani si dërgesë nga Spanja.

Sipas autoriteteve, shtetasi shqiptar kishte porositur më herët edhe 36 kg kanabis.

Aktiviteti i shqiptarit në shitjen e lëndëve narkotike vijonte prej kohësh, teksa nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat