LDK-ja në mërgatë si në epokën Rugoviane

Gjermania

LDK-ja në mërgatë si në epokën Rugoviane

Nga: Hasan Qyqalla Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 00:14
LDK në mëratë

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas zgjedhjeve të reja me kryetar z. Lumir Abdixhiku, ka filluar të bëjë një reformatizim si imperativ i kohës. Shih për këtë, ka intensifikuar edhe bashkëpunimin dhe bashkërendimin institucional të LDK-së, brenda dhe jashtë vendit. Kësaj radhe do përqendrohemi në Degën e LDK-së në Gjermani. Dy takime pas zgjedhjes në krye të LDK-së, patëm ne, Dega e Gjermanisë. Salla, përkundër madhësisë me perimetra gjigantesk, dukej e vogël t’i sistemoj gjithë të interesuarit. E tillë ishte edhe e shtuna (datë 26.11.2022) në Titz ku u organizua darka tradicionale që njihet si „Darka e Lames“! Mmbëmja festive filloi me intonimin e himnit kombëtar, shtetëror dhe atij që si testament deri në zyrtarizimin e tij na e la Presidenti Ibrahim RUGOVA, sikur edhe Flamurin e vulën! Më pas, moderatori Arben Gashi përshëndeti të pjesëmarrësit dhe Përsonalitet që nderuan me pjasëmarrjen e tyre, si z. Anton Gj. Kolaj, ish Nënkryetar i LDK-së e bashkëthemelues, sikur dhe bashkëpuntor i Presidentit I. Rugova, Anëtari i Kryesisë Qëndrore të LDK-së dhe Kryetar i Degës në Poddujevë, z. Ekrem Hyseni, Kryetarja e Degës së LDK-së për Suedi dhe ish Deputet e Kuvendit të Kosovës, znj. Qibrie Hoxh; Kryetari i Nëndegës së LDK-së për Niedersachsen z. Isa Shabani, Redaksia e RTV Rugova me z. Syli Iballi, etj. Ku mëpastaj ftoi në skenë Kryetarin e Nëndegës për Nord Rhein Westfalen (NRW), z. Jakup Gerguri për një fjalë rasti, ku mes tjerash tha:

Të nderuar të pranishëm;

Darka e Lamës ka filluar të shënohet tradicionalisht nga viti 2002, fillimisht nga ish Presidenti Ibrahim Rugova, për të vazhduar nga ish presidenti, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, si një traditë e trashëguar që nga koha e paraardhësve tanë, dardanëve të Ilirisë ( që daton nga shekulli i V-të, para Krishtit).

Darka e lamës është festë tradicionale shqiptare e cila zakonisht është mbajtur në fund të tetorit kur janë vjelë të mirat e punës verore. Quhet e lamës sepse lama ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë përpunuar të korrat.

Lama po ashtu ka qenë vend gravitues i solidaritetit dhe reciprocitetit në mes fshatarëve shqiptarë, duke ndihmuar njëri- tjetrin me fuqi punëtore. Duke qenë se te shqiptarët sfera bukësore ka qenë pjesë e rëndësishme e jeteses, “dhënia e bukës” ka qenë aspekt esencial i marrëdhënieve sociale tradicionale.

Nëndega jonë e LDK-së, në kuader të planeve që ja kemi parashtrue vetës, është edhe respektimi i datave dhe ngjarjeve me vlerë kombëtare. E pamë të arsyeshme para tre viteve se kjo ngjarje ishte më shumë vlerë dhe me shumë domethënje. Andaj filluam me shënimin e saj. Është pra kjo hera e nëntë dhe jemi shumë të knaqur si organizatorë që po jetësojmë një amanet të President Rugoves, ku „Darka e Lamës“ festohet çdo vit edhenë mërgatë dhe të hyjë përsëri në festat tradicionale.

Të nderuar të pranishëm, si Kryesi e Nëndegës për NRW, nga tubimi në tubim, jemi përpjek të sjellim diçka të re. Kemi pasë intervista nga ish veprimtarët nga Kosova , si ate nga Ilaz Ramajli, z. Hebib Shehu, kemi sjelle edhe inserte filmike si nga Hero Salih Çekaj, heroi Ahmet Krasniqi, Dr. Fehmi Agani, etj.etj. Kemi sjellë inçizime nga Lisi dhe Muri i President Rugoves, të bërë nga dora e tij. Edhe sot, për dallim nga herat tjera, ne do fusim në program edhe një pikë, kujtoj tejet nteresante dhe me vlerë. Pas bërjes së FALENDERIM-LUTJES për „Darken e Lames“, do dëgjojmë s´bashku një këngë tejet domethënëse, e cila përmban në vete një mesazh shprehjeje të emocioneve që na përket pikërisht neve si mërgimtarë. Pra është kënga „O E BUKURA MORE“.

More-ja është Peloponezi i sotëm i Greqisë. Sipas një studimi të botuar në Itali në vitin 1886, nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda, More-ja është një trevë e madhe së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin dhe e kanë kthyer në Peloponez.

Kënga „O e bukura More“, … memorizon kujtesën e madhe të një atdheu të humbur. Sipas filologut arbëresh, është një toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë. I vetmi dokument i kësaj kënge, është si material në librin e shkruar prej filologut arbëresh Dhimitër Kamarda i cili jetoi në vitet 1821-1882. Ai e ka botuar librin me titull: “Appendice Al Saggio Di Grammatologia Commprata Sulla Lingua Albanese”, dhe është publikuar nga shtëpia botuese “F. Albergueti E.C.” në vitin 1866. Në këtë libër është publikuar për herë të parë teksti i kësaj kënge i shkruar në shqip. Në libër sqarohet se teksti burimor popullor me ritëm tresh është i vetmi version dhe tekst origjinal i këngës “O e bukura More”. Kjo këngë këndohet prej 600 vitesh dhe ka marrë më shumë përmasat e një këngë mërgimtarësh e njohur dhe shumë e dashur jo vetëm për arbëreshët por edhe për arvanitasit e Greqisë dhe shqiptarët e të gjitha trevave.

Ne nga Nëndega jonë, do fillojmë emitimin e kësajë kënge, e cila pretendojmë të bëhet aktuale në çdo manifestim, ngase na përket pikërisht neve t´i kujtojmë viset tona si MOREN-ë, e nesër pse jo edhe Toplicën, Prevezën, Pollogun, etjera. Të pakten përmes vargjeve të kënduara, brez pas brezi, ngase kur mërgata nuk e bënë këtë, nga kush të presim se do e bëjë.

Sonte, do argëtoheni nga dueti (bashkshortor) Adnan dhe Fatime Ruhani, që tashmë veç edhe këta u familjarizuan me neve dhe festen e “Darkes së Lames”, përfundoi z. Gërguri.

Mbremjen festive e përshëndeti në emër të Kryesisë e Kryetarit z. Lumir Abdixhiku, i deleguari nga Kryesia Qëndrore z. Ekrem Hyseni, i cili mes tjerash tha:

“Të dashur bashkatdhetarë, anëtarë e simpatizantë të LDK-së, jam i privilegjuar të jem mesin tuaj këtë mbrëmje festive, pa harruar edhe pjesën emocionale, që t’ ju sjellë përshëndetjet më të përzemërta nga Kryetari Abdixhiku, kryesia dhe anëtarësia e gjërë. Këtë mbrëmje të freskët nëntori këtu në Gjermani, e gjeta më të ngrohtë se që e lashë në atdheun tone. Kjo, falë pritjes, zemërbujarisë dhe atmosferës që krijuat ju. Ndaj, sikur edhe Presidenti Rugova atëherë dhe sot z. Abdixhiku, ju vlerësojnë si thesaret tona kombëtare, duke reflektuar gjithnjë respect për ju”- tha mes tjerash Dr. Ekrem Hyseni. Gjithashtu, mbresëlënësi ishte edhe paraqitja e ish Nënkryetarit e bashkëpunëtorit të Presidentit Rugova, z. Anton Gj. Kolaj, ku mes tjerash citoi: -“ jam krenar që pata fatin të bashkëpunoja me Presidentin Rugova ngushtë. Z. Kolaj foli me pietet për Presidentin dhe epokën Rugoviane, pa harruar edhe qasjen profesionale të vlerësimit të Përsonalitetit të Rugovës sikur edhe për kultivimin e trashëgimisë kombëtare siç është “Darka e Lamës” e lëvruar pas shumë kohe nga vizionari ynë Ibrahim RUGOVA”- tha mes tjerash Prof. Anton Gj. Kolaj. Natyrisht edhe kryetares së Degës së LDK-së për Norvegji, znj. Qibrie Demiri, iu krijua hapsirë ku i përshëndeti dhe përgëzoi gjithë anëtarsinë e në veçanti Nëndegën e LDK-së për NRW, me në krye z. Jakup Gërguri e sekretar z. Arben Gashi, për aktivitetet me theks të veçantë organizimin e mrekullueshëm të “Darkës së Lames”. Me një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe z. Isa Shabani, Kryetar i Nëndegës së LDK-së për Niedersachsen dhe Sekretar i Degës për Gjermani, ku ftoi të angazhohen edhe gjeneratat e reja, të inkorporohen në strukturat e LDK-së, në gjithë botën e emigracionit, mbase fundja është detyrim kombëtarë. Andaj, pa ekuivoke e glorifikime, konstatojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës në botën e emigracionit, po reflekton masovikisht si në epokën Rugoviane. Zoti e bekoftë kombin shqiptarë, ku do që jeton e vepron. Ndryshe, këto janë kambanat e rizgjimit e rirreshtimit Rugovian…!

Image
 
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat