Nëndega e LDK-së, Saksoni e Ulët, organizon: Akademi përkujtimore

Gjermania

Nëndega e LDK-së, Saksoni e Ulët, organizon: Akademi përkujtimore

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Kushtuar pishtarëve të lirisë dhe kolosëve të shtetit të pavarur e demokratik të Kosovës, bashkëpunëtorëve të ngushtë të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova,

XHEMAIL  MUSTAFA  &  ENVER  MALOKU

Në këtë akademi përkujtimore, do të marrin pjesë përfaqësues nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, djali i heroit Xhemail Mustafa, Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, z.Besian Mustafa dhe familjarë tjerë të heronjëve, Xhemail Mustafa & Enver Maloku.

Andaj ju ftojmë që t'na bashkoheni n'këtë akademi, dhe sëbashku  të kujtojmë e nderojmë  jetën dhe veprën kolosale  të dy personaliteteve të rëndësishme të historisë se re të Kosovës.

Akademia mbahet më 18.12.2022, ora 13:00, në Kultur- und Kommunikationszentrum Sumpfblume, Am Stockhof 2 a, 31785 Hameln.

Kryesia e Nëndegës së LDK-së Saksoni e Ulët

Kryetari,

Isa Shabani

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat