Vritet 31-vjeçari nga Kosova në Gjermani

Gjermania

Vritet 31-vjeçari nga Kosova në Gjermani

Më: 11 janar 2023 Në ora: 10:04 Përditësuar në ora: 10:55 më 11.01.2023
Foto ilustrim

Mediat gjermane publikojnë detaje për vrasjen e shqiptarit nga Kosova

Mediat gjermane, kanë raportuar se një qytetar me nënshtetësi të Kosovës është vrarë nga një gjerman.

Sipas policisë kriminale të Freiburgut, hetimet për këtë rast kanë nisur teksa vrasja ka ndodhur në zonën e Auggener Weg.

I dyshuari për rastin është një gjerman 29-vjeçar.

Nga hetimet e deritanishme të policisë kriminale të Freiburgut, rezultoi se 29-vjeçari, i shoqëruar nga një familjar, ditën e krimit ka shkuar në adresën e shtëpisë së ish-partneres së tij.

Para pronës është zhvilluar një mosmarrëveshje, gjatë së cilës i dyshuari papritmas ka nxjerrë armën, ka qëlluar në drejtim të shoqëruesit të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar.

Shqiptari ishte dërguar në spital, por nuk ka mundur t'iu përballojë plagëve të marra.

Më 29 shtator të 2022, edhe SH.I nga Kosova ishte gjetur e vdekur në banesën e saj në Bergdietikon AG.

Policia kishte bërë të ditur se është arrestuar bashkëshorti i saj, 47 vjeçar me prejardhje nga Maqedonia, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e saj.

Ndërsa, Prokuroria publike kishte hapur procedurë penale për vrasje me dashje dhe ka kërkuar paraburgim në Gjykatën e Masave të Detyrueshme.

Rrethanat e sakta dhe prapavija vazhdojnë të jenë të paqarta, ato janë objekt i hetimeve në vazhdim.

Vritet 31-vjeçari nga Kosova në Gjermani

Mediat gjermane raportojnë se një qytetar me nënshtetësi kosovare është vrarë nga një gjerman për motive të ulëta.

Shtetasi nga Kosova ishte i moshës 31-vjeç dhe është dërguar në spital, por nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.

Ish-partneri 29-vjeçar me kombësi gjermane, i partneres së kosovarit me kombësi gjermane, është arrestuar.

Krimi ka ndodhur në zonën e Auggener Weg. Sfondi i saktë i krimit është ende i paqartë, policia kriminale e Freiburgut ka nisur hetimet.

Nga hetimet e deritanishme të policisë kriminale të Freiburgut, rezultoi se i dyshuari 29-vjeçar, i shoqëruar nga një familjar, ditën e krimit ka shkuar në adresën e shtëpisë së ish-partneres së tij. Para pronës është zhvilluar një mosmarrëveshje, gjatë së cilës i dyshuari papritmas ka nxjerrë armën, ka qëlluar në drejtim të shoqëruesit të ish-partneres së tij dhe më pas është larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat