E rëndë në Gjermani, shqiptari vret ish-gruan, i shkoi në vendin e punës dhe e qëlloi për vdekje

Gjermania

E rëndë në Gjermani, shqiptari vret ish-gruan, i shkoi në vendin e punës dhe e qëlloi për vdekje

Më: 22 janar 2023 Në ora: 17:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Markdorf të Gjermanisë, ku një shqiptar ka shkuar të vendi i punës së ish-gruas dhe e ka qëlluar për vdekje.

47-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia dhe ndodhet në paraburgim. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike në Konstanz dhe selia e policisë në Ravensburg në një deklaratë të përbashkët.

Gjithashtu thuhet se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit. Policia dyshon se dëshmitarët e kanë parë krimin, por janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia dhe bën apel se kushdo që ka parë diçka duhet të denoncojë.

Sipas raporteve, burri mësohet se ka qëlluar 44-vjeçaren në gjendje të dehur. Ajo ka ndërruar jetë në vend. Nga sulmi nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe motivi i krimit është ende i paqartë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat