Akademi përkujtimore kushtuar trinomit ikonik: Jusuf e Bardhosh Gërvalla & Kadri Zeka

Gjermania

Akademi përkujtimore kushtuar trinomit ikonik: Jusuf e Bardhosh Gërvalla & Kadri Zeka

Nga: Fatmir Bajraj Më: 23 janar 2023 Në ora: 13:45
Foto nga vendngjarja

SH.K.SH me seli në Nürtingen të Gjermanisë, në nderim të tre pishtarëve të lirisë së Kosovës dhe të trojeve tona etnike në ish Jogosllavi, trinomit ikonik: Jusuf e Bardhosh Gërvalla & Kadri Zeka, në përvjetorin e 41-të, të rënjës për të mos vdekur kurrë, organizon :

Qyteti i Wernaut, afër Shtutgartit, kishte hapur "krahët" edhe pse në një mot sfidues të stinës, në pritje të qindra bashkëkombësve, bashkë-atdhetarëve, bashkëveprimtarëve, veprimtarëve të çështjes kombëtare nga të gjitha anët e Gjermanisë dhe jo vetëm, përfaqësues diplomatik, të SH.K.SH-ve simotra, asociacione kulturoro- artistike dhe individ të artit dhe skenës të cilët nderuan akademinë, jo vetëm me prezencën fizike, por edhe më vlerat e promovuara në skenë në nderim të heronjve të rënë me atentat me 17 janarin e acartë të vitit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë.

Pjesëmarrja ishte solide, ikonografia e ambientit perfektë; e rregulluar me sens dhe kujdes të veçantë, atmosfera mbresëlënëse dhe ekskluzive.

Nën kujdesin dhe moderimin brilant të moderatorit të shquar tanimë për projekte dhe evenimente të tilla, z.Jahja Gashi, dhe me intonimin e himneve ; nacional, shtetëror, dhe atë të Dardanisë, u hap akademia përkujtimore.

Në nderim të veprës jetësore të heronjve ; vëllezërve Gërvalla & Kadri Zeka, dhe të gjithë të rënëve për liri, u mbajtur një minutë heshtje.

Pasi që përshëndeti të pranishmit, dhe i falënderoi për pjesëmarrje në akademi, z.Gashi ftoj në skenë Kryetarin e nderit të SH.K.SH. "Kadri Zeka", z.Xhafer Leci që të marrë fjalën:

Z.Xhafer Leci, pasi përshendeti dhe falenderoi të pranishmit për pjesëmarrje, përshendeti në veqanti :

Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Berlin, Prof. Dr. Faruk Ajeti me stafin diplomatik dhe atasheun policor & ushtarak,

zonjën Lumturie Lipoveci, Konsulle në Stuttgart, Konsullin, Besnik Miftaraj, bashkveprimtarët e tre heronjëve, z. Kolë Merturi dhe Nami Ramadani, z.Mentor Thaqi, poet dhe veprimtar i hershëm i çështejs tonë kombëtare, Naser Hoxhaj, Kryetar i Shoqatës “Dardania” me seli në Mannheim, z. Asllan Dibrani, ish i burgosur politik dhe publicist i njohur, z.Xhevdet Syla, Kryetar i Shoqatës “Pavarësia” me seli në Stuttgart, z. Gani Kryeziu, veprimtar dhe veteren i arsimit, z.Refki Bytyçi, nënkryetar i Shoqatës “Kosova” me seli në Felbach, z. Asim Lokaj, Kryetar i Shoqatës „ Malësia“ me seli në Mössingen, zonjën Gjylije Lecaj, Sekretare e Shoqatëse "Qendra Kulturore" me seli në Stuttgart, z. Fatmir Bajraj veprimtar i hershëm i çeshtjës kombëtare, z. Shefki Jakupi, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, z.Shaban Qelaj veprimtar ,poet e këngëtar, z. Qani Rexhepin, veprimtar dhe afarist, dhe në fund z. Nue Lekaj, zyrtar në Komunën e Wernaus dhe veprimtar i dalluar.

Më pas, z. Xhafer Leci, në fjalën e Tij të rastit, evokoj me shumë emocion dhe ndjesi veprimtarinë atdhetare të heronjve të rënë me 17 janarin e dhimbjës krenare të vitit 1982, vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, me theks të veçantë në përpjekjet e tyre titanike në organizimin e demonstratave kombëtare, kundër shtypjes dhe padrejtësive që ushtronte mbi Kosovën dhe shqiptarët, ish sistemi komunist jugosllav, përmes aparatit të dhunës shtetërore, që manifestohej në përndjekjen, burgosjet dhe persekutimin permanent të gjithë atyre që shprehnin dhe shfaqeshin pakënaqësi për gjendjen dhe nivelin e pa barabartë të shqiptarëve në ish Jugosllavi, përkundër faktit se ishim populli i tretë për nga numri i popullsisë në ish federatën jugosllave.

Ai me tej, foli edhe për platformën dhe programet politike të grupimeve atdhetare në migracion, ideologjitë e tyre, dhe nevojën e unifikimit dhe koordinimit në të mirë të lëvizjes së përgjithshme kombëtare për liri dhe të drejta kombëtare, për çfarë shquhej në mënyrë të veçantë, Heroi Jusuf Gërvalla.

Z. Xhafer Leci, edhe kësaj radhe, nuk harroj të përmend, veprimtarët me nam të çështjes kombëtare në Gjermani dhe në Evropë, duke filluar nga Vehbi Ibrahimi, Enver Hadri, Emil Kastrioti, Shaban Bobaj, Sali Çekaj...

"Ranë tre, por u ngritën me mijëra tjerë"

Z. Leci, skanoj edhe një varg aktivitetesh e takimesh të Jusufit me lider të grupimeve patriotike në Gjermani, Zvicër dhe përgjithësisht në perëndim, përmes të cilave synonte ; eliminimin ne dallimeve ideologjike dhe programore dhe bashkimin në një front të përbashkët kundër armikut shekullor, serbo-sllav.

Në finalen e këtij unifikimi dhe krijimit të frontit të përbashkët, takimi i fundit ishte ai me Heroin Kadri Zeka, por i cili siç dihet ishte survijuar nga ish UDB-ja jugosllave, e cila kryen atentatin mbi tre heronjtë, për të dëmtuar rëndë veprimtarinë patriotike të ilegales në migracion, moment ky i cili nga dhimbja krenare, u kthye në frymëzim dhe mobilizim edhe më të përsosur dhe më të vendosur për të a shty tutje, kauzën e lirisë dhe çlirimit definitiv nga "thundra" e armikut shekullor serbo-sllav, andaj me të drejtë thuhej ; "Ranë tre, por u ngritën me mijëra tjerë" !

Me pas, fjalën mori, ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, z.Faruk Ajeti, i cili ndër të tjera tha, parafrazoj ;

Fjalimin e filloj me citimin e fjalëve të heroit Jusuf Gërvalla të shkëmbyera me Nanën Ajshe, fjalë me të cilat Jusufi i jepte kurajë së ëmës, për rrugën jetësore që kishte zgjedhur dhe sakrificën që bartë ajo rrugë, pra rruga e nderit..!

Me shumë përkushtim e pasion, për veprën e tre heronjve në fjalë, foli në superlativ ; për devotshmërinë dhe gatishmërinë e sakrificës sublime të Jusufit, Bardhit & Kadriut, të cilët nuk u ndalën, deri në çastin kur dorë gjakatare e armikut, shtiu mbi ta në 17 janarin e përgjakur të shqiptarëve dhe të gjakimit të idealëve të lirisë e cila do bëhej e prekshme me 12 qershor të vitit 1999.

Shkelqësia e Tij, ambasadori Ajeti, foli edhe për kontributin e mërgatës sonë në Gjermani, në Evropë dhe përtej kontinentit të Evropës në Amerikë e gjetiu, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë, kontributin e mërgatës në Gjermani, vendi i cili ishte edhe epiqendër e zhvillimeve dhe aktiviteteve politike & diplomatike të Kosovës dhe për Kosovën në vitet e okupimit klasik, pas suprimimit të autonomisë dhe instalimit të regjimit kriminal të Millosheviqit në Kosovën e viteve të 90-ta.

Andaj, me të drejtë, tha tutje ambasadori, sot shteti i Kosovës, ka një shtrirje diplomatike unike në Gjermani, në shenjë nderimi të kontributit tuaj ndër dekada dhe numrit enorm të qytetarëve tanë në këtë vend mik.

Ai tutje, siguroj qytetarët e Kosovës, rezident në Gjermani, se institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, përmes ambasadës dhe përfaqësive konsullore, do të mbrojnë dhe kujdesën për interesat e tyre në mënyrë permanente dhe konstante.

Fjala e ambasadorit, u mirëprit dhe u pranua, për çfarë u duartrokit me entuziazëm dhe u përcoll me ovacione të të pranishmëve.

Me nga një fjalë të shkurtër rasti, u paraqitën edhe veprimtarët e hershëm të çeshtjës kombëtare, zotërinjtë ; Kolë Merturi, Naser Hoxha dhe autori i këtyre rreshtave, Fatmir Bajraj.

Pjesa kulturore & artistike e programit :

Në skenë u ftua, Grupi i valltarëve të reja nga Shoqata "Nënë Tereza" me seli në Göpingen, larmia e valleve, kënaqi kërshërinë e të pranishmëve në njërën e anë, ndërsa në anën tjetër, përformimi përfekt dhe me pasion i këtij grupi bëri për vete publikun me ç’rast ndjeheshe i rrëmbyer nga ndjenjat impresive të shkaktuara nga pamjet dhe muzika mbresëlënëse.

Me gjasë, përformanca brilante e këtij grupi të valleve, ishte referenca pikante e pjesës artistike të programit, edhe ashtu të larmishëm e të begatë, pa mëdyshje.

Artistët e kultivuar të vargut dhe recitimeve kushtuar enkas trinomit të heronjëve në sfond ; Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka, zotërinjët, Mentor Thaçi, Xhevdet Syla dhe Shaban Çelaj, në paraqitjet e tyre artistike në skenë, sollën të "gjallë" heronjtë e lirisë së Kosovës, duke përçuar dhe përcjellë amanetin e tyre përtej brezave, që dhimbja të kthehet në krenari, dhe të dyja bashkë në ndjenjën për sakrificë sublime në shërbim të kauzës kombëtare për liri dhe bashkim të kombit.

Të njëjtit, u mirëpritën dhe përcollën me duartrokitje frenetike dhe ovacione nga të pranishmit.

Nuk munguan mirënjohjet për meritorët !

Mentor Thaqi, Sekretar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, në emër të LKSHM-së, dhe të Kryetarit, Musa Jupolli, nderoi me Mirënjohje për veprimtari shembullore atdhetare asociacionet :

Klubin Shqiptar "Bardhosh Gërvalla" në Ludwigsburg, Shoqatën Kulturore "Nënë Tereza" në Göppingen, Shoqatën Kulturore "Kadri Zeka" në Nürtingen, Trinomin e Nderit Kombëtar (post mortum) : Enver Hadri, Vehbi Ibrahimi dhe Musa Hoti, si dhe Atdhetarin e paepur (post mortum) z. Emin Fazliu, alias, Emil Kastrioti.

Një kontribut të jashtëzakonshëm akademisë, i dhanë, edhe zonja Katarina Griesser me z. Gani Kryeziu, si dhe nikoqiri i kësaj akademie përkujtimore, z. Ndue Lekaj.

Përmbyllja e akademisë përkujtimore kushtuar heronjve të lirisë, u bë përmes interpretimit të këngëve muzikore nga ana e grupit muzikor të Besim Lokaj, tekstet e të cilave i kushtoheshin tre heronjve unik të lirisë së kombit dhe atdheut.

LAVDI!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat