Mjeku i njohur ngre alarmin: 25% e mjekëve shqiptarë ndodhen në Gjermani

Gjermania

Mjeku i njohur ngre alarmin: 25% e mjekëve shqiptarë ndodhen në Gjermani

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Mjeku Erjon Dasho tha në një intervistë televizive se 25% e mjekëve shqiptarë janë në Gjermani.

“Ka një largim masiv mjekësh dhe mungon zëvendësimi, pra mjekët nëse ka pasur një raport më të mirë më parë, por nëse vetëm në 10 vitet e fundit janë larguar më shumë se 1 mijë mjekë në Gjermani.

Shqipëria ka një gjithsej 4 mijë mjekë të regjistruar.

Nga këta 4000, 1000 ikën në Gjermani, 3000 mbetën”, tha Dasho.

Sipas tij, situata është alarmante për njohësit e sistemit shëndetësor, pasi mjekët vështirë zëvendësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat