Studentët shqiptarë në shumë fusha në shërbim të atdheut

Gjermania

Studentët shqiptarë në shumë fusha në shërbim të atdheut

Xhafer Leci Nga Xhafer Leci Më 6 shkurt 2023 Në ora: 16:07
Pamje nga salla

Shoqata-Studentët Shqiptarë Stuttgart-, në Liederhalle me 03.02.2023, organizuan një mbrëmje madhështore me moton: “Gala e donacioneve”.

Një ardhmëri për fëmijët - Spendengala 2023

Pjesëmarrja ishte shumë e madhe, disa qindra pjesëmarrës, në mesin e tyre edhe gjermanë/e, kryesisht, rini djem e vajza, hyrja e pranueshme mbi moshën 18 vjeçe.

Image
Pamje nga kryesia e punës

Flitej shqip e gjermanisht dhe përkthehej...

Morën pjesë personalitete të shumta, kryesisht, shqiptarë/e, por edhe gjermanë/e si:

Image
Konsulja e Përgjithshme, në Stuttgart, Lumturie Lipoveci, e cila foli për kontributet e mëdha të Mërgatës shqiptare, në përkrahje të përhershme në shumë fusha të popullit dhe vendit tonë.
Image
Zonja Isabel Fezer , kryetare e Bashkisë së kryeqytetit Stuttgart, e cila foli për mundësitë e jetës, punës, shkollimit të shqiptarëve.

Pjesëmarrës ishin edhe konsujt Benik Miftaraj, Gramos Berisha dhe zyrtari Fehmi Koci; prifti Don Albert Krista, imami Hazbi Sylejmani. Përfaqësues të Shoqatave, Xhevdet Syla, Shoqata “Pavarësia” Stuttgart; Baki Mustafi, Ansambli “Pavarësia”Stuttgart, Gjylije Lecaj, sekretare „Qëndra Kulturore Shqiptare“ Stuttgar; Xhafer Leci Kryetar Nderit dhe Taxhidin Bakija, kryetar, Shoqata,”Kadri Zeka “në Nürtingen.

Ne nga shoqata “Studentë dhe Akademikë Shqiptarë Stuttgart e.V.” ju ftojmë, përzemërsisht, në galën e mbledhjes së fondeve të organizuar nga ne nën moton “Një ardhmëri për fëmijë” - “Një e ardhme për fëmijët”

Me gala, ne dëshirojmë të mbështesim organizatat që promovojnë mundësitë dhe kushtet arsimore për fëmijët dhe të rinjtë në vendet shqipfolëse - në frymën e Shoqatës sonë.

Programi i mbrëmjes ka në fokus kulturën shqiptare.

- Muzika tradicionale Çifteli

- Film i shkurtër i shoqatës ASAS e.V.

- Shfaqje me poezi

- Duke kënduar

- performancë kërcimi

- Ekspozitë arti...

(Wendlingen,05.02.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat