I dënuar me 15 vite burg për vrasje në një lokal nate, arrestohet në Gjermani 45-vjeçari shqiptar

Gjermania

I dënuar me 15 vite burg për vrasje në një lokal nate, arrestohet në Gjermani 45-vjeçari shqiptar

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Marlen Tome (Toma), 45 vjeç është vënë në prangat e policisë gjermane pasi prej vitesh ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Policia bën me dije se Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e ka dënuar me 15 vite burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1998 në një lokal nate në qytetin bregdetar.

Tashmë kanë nisur puna mes autoriteteve të dy shteteve për të finalizuar ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Njoftimi i policisë

I dënuar për me 15 vite burg për vrasje në një lokal nate, arrestohet në Gjermani 45-vjeçari shqiptar. Nisin procedurat për ekstradimin e tij

Vijojnë operacionet e përbashkëta me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet një tjetër operacion policor i përbashkët me homologët gjermanë, i koduar “Second”.

Kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, një 45-vjeçar shqiptar i kërkuar prej vitesh.

45-vjeçari, i dënuar me 15 vjet burgim, për vrasje me paramendim dhe armëmbatje pa leje.

Në kuadër të bashkëpunimit mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Policisë gjermane, falë sigurimit të informacionit përmes inteligjencës informative dhe shkëmbimit të tij në kohë reale mes dy palëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Second”, Policia gjermane kapi dhe vuri në pranga shtetasin:

Marlen Tome (Toma), 45 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Shkallës Parë Durrës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Në vitin 1998, në një lokal nate në Durrës, shtetasi Marlen Tome, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, rojën e lokalit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtj shtetasi drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat