Haradinaj falënderon mërgatën për dedikimin e shkëlqyer për atdheun

Gjermania

Haradinaj falënderon mërgatën për dedikimin e shkëlqyer për atdheun

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 16:15
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës në Gjermani

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës në Gjermani, është mirëpritur nga Unioni i Bizneseve Shqiptare të prirë nga kryetari i kësaj organizate, Nazmi Viqa. 

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. 

Haradinaj ka thënë se është për admirim se si kjo organizatë ka arritur që në bashkëveprim të rrisin potencialin e tyre në tregun gjerman e më gjerë. 

"Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani është shembulli më i mirë se me përkushtim dhe organizim të mirëfilltë arrihen sukseset. Është për admirim se si kjo organizatë ka arritur që në bashkëveprim të rrisin potencialin e tyre në tregun gjerman e më gjerë por edhe të ndihmojnë vendlindjen përmes projekteve të ndryshme", ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka falënderuar mërgatën për dedikimin e tyre të shkëlqyer për atdheun. 

"Ishte nder i veçantë që sot në Mynih të Gjermanisë të pritem nga kjo organizatë në krye me kryetarin Nazmi Viqa dhe nga anëtarët e kryesisë, ku patëm mundësi të bashkëbisedojmë për angazhimet tona të përbashkëta. Mirënjohës për dedikimin e tyre të shkëlqyer për atdheun tonë të përbashkët!", ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat