Lazim Destani, bashkon Përfaqësuesit e Diasporës Shqiptare

Gjermania

Lazim Destani, bashkon Përfaqësuesit e Diasporës Shqiptare

Më: 18 mars 2023 Në ora: 08:43
Lazim Destani

Sot në Duseldorf u zhvillua takimi i përbashkët i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Organizatës GERMIN të Kosovës.

Të ftuar në ambientet e biznesit të z. Lazim Destani në selinë e Duseldorfit në Gjermani, z. Nazmi Viqa, Kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, pronar i “Abbruch GmbH”, Anëtari i Kryesisë, z.Vllaznim Kelmendi, pronar i “Kelmendi GmbH”, znj.Shkëndije Berisha, anëtare e Kryesisë dhe z.Fadil Abdullahu, Drejtor Ekzekutiv i Unionit të bizneseve, z.Ardian Lekaj, Kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, z.Lirim Krasniqi dhe znj.Sihana Bejtullahu bashkëdrejtues të GERMIN në Kosovë.

Ky takim synon të startojë rrugëtimin e bashkimit të gjithë entiteteve të përfaqësimit të Diasporës shqiptare për misione të përbashkëta.

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, z. Lekaj solli në vëmendje, iniciativën dhe përpjekjen me të gjitha mundësitë për të bërë të mundur ndalimin e fenomenit “Brain Drain”. “Një fenomen aktual që po haset në mbarë botën, por që zbeh interesin e investitorëve për investime në atdhe, duke qenë një çështje që po bëhet gjithmonë e më e ndjeshme në vendet tona të origjinës. Diaspora është një mekanizëm bindës për të bashkëvepruar në ndalim të këtij fenomeni më kontribute të shumëllojshme”, theksoi ai.

Gjithashtu si ideatori i projekt-idesë së Instrumentit Financiar të Diasporës Shqiptare, z. Lekaj, vijon të lobojë deri në realizim për këtë iniciativë, e cila do të lehtësojë shumë më tepër qëllimin e përbashkët por edhe do të na lidhë akoma më fort kundrejt mundësisë reale të shtuar për biznes.

Destani shprehu gatishmërinë e tij edhe këtë herë për mbështetje të çdo iniciative që zhvillon trojet shqiptare kundrejt edhe thirrjes për bashkim, të cilës i bashkohet edhe Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.

Ky rrugëtim do të vijojë më tej dhe është një thirrje për të gjitha entitetet simotra për të shtuar forcat në shërbim të zhvillimit të trojeve shqiptare.

Lirimi dhe Sihana, Bashkëdrejtuesit e GERMIN, i dhanë vëmendje në këtë takim kërkesës për mbështetje të Projektit ORIGIN.AL me synim kthimin e të rinjve nga Diaspora.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat