Vrasja e shqiptares në Gjermani, arrestohet dhe paraburgoset një 34 vjeçar

Gjermania

Vrasja e shqiptares në Gjermani, arrestohet dhe paraburgoset një 34 vjeçar

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 21:56
Ilustrim

Një 34-vjeçar nga Wadern është paraburgosur nën dyshimin për vrasjen e 28-vjeçares shqiptare.

Trupi i viktimës e gjetën kalimtarët pranë rrugës shtetërore L151.

Tutje sipas autopsisë, është konfirmuar se gruaja u qëllua me armë zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja.

Prokuroria ka lëshuar urdhër-arrest për 34-vjeçarin për shkak të dyshimit për vrasje me dashje.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat